Në kuadër të vënies në skenë të operas “Carmina Burana” të Carl Orff, Instituti Italian i Kultirës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Operas dhe Baletit duke mbështetut me pjesmarrjen e sopranos italiane Ripalta Bufo.
Në një mbrëmje unike mes “engjëjve” dhe “djajve”, ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, vepra madhështore “Carmina Burana”, Carl Orff!
Një bashkëpunimin i frytshëm mes trupës artistike të Filharmonisë së Kosovës, me Orkestrën Simfonike e Korin e TKOB-së, si dhe Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, Konservatorin Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci” dhe Kori i Zërave të Bardhë TKOB. Me dirigjent orkestre, Jacopo Sipari di Pescasseroli, dirigjent kori TKOB, Dritan Lumshi, dirigjent Kori FK, Hajrullah Syla.
TKOB, përveçse rikthen në Shqipëri sopranon italiane të mirënjohur Ripalta Bufo, promovon e fuqizon talente të reja si tenori Matias Xheli, ndërthurur me eksperiencën e baritonit Armando Likaj.