Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

CARLO RATTI: Lectio Magistralis “Senseable Cities”

CarloRatti_TR

Në kuadër të Italian Design Day, Instituti Italian i Kulturës dhe Agjencia Italiane e Tregtisë në Tiranë organizojnë:

CARLO RATTI: Lectio Magistralis “Città Sensate”

2 Prill 2026, ora 14:00

Aula Magna, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Urban – UPT, Sheshi Nënë Tereza, Tiranë

Hyrja e lirë. Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke plotësuar linkun…

Mënyra se si jetojmë, punojmë dhe argëtohemi është shumë e ndryshme sot nga sa ishte vetëm disa dekada më parë, kryesisht falë një rrjeti lidhshmërie që përfshin tashmë shumicën e njerëzve në planet. Po kështu, sot jemi në agimin e një revolucioni të ri teknologjik: interneti po hyn në hapësirën fizike – domenin tradicional të arkitekturës dhe dizajnit – duke u bërë një “Internet i Gjërave”, ose IoT. Prandaj, ai hap rrugën për një sërë aplikacionesh të cilat – ashtu siç ndodhi me valën e parë të internetit – mund të përfshijnë shumë fusha, nga energjia tek lëvizshmëria, nga prodhimi tek pjesëmarrja e qytetarëve. Kontributi i Profesor Carlo Ratti do t’i adresojë në mënyrë kritike këto çështje përmes projekteve nga Senseable City Laboratory, një iniciativë kërkimore e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, dhe kompanisë së dizajnit Carlo Ratti Associati.

Carlo Ratti, Profesor në MIT dhe Universitetin Politeknik të Milanos, Drejtor i Senseable City Lab dhe Partner Themelues i CRA-Carlo Ratti Associati

Carlo Ratti është arkitekt dhe inxhinier i cili drejton kompaninë e dizajnit dhe inovacionit CRA-Carlo Ratti Associati dhe jep mësim pranë Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, ku drejton MIT Senseable City Lab. Ai është gjithashtu profesor pranë Universitetit Politeknik të Milanos. U diplomua pranë Universitetit Politeknik të Torinos dhe École Nationale des Ponts et Chaussées në Paris, dhe më pas mori diplomat në M.Phil. dhe Ph.D. I diplomuar pranë Universitetit të Kembrixhit, puna e tij është ekspozuar në evente të rëndëishme, duke përfshirë Bienalen e Venedikut, Muzeun e Dizajnit në Barcelonë, Muzeun e Shkencës në Londër dhe Muzeun e Artit Modern në Nju Jork. Ishte gjithashtu kurator i Bienales së Arkitekturës në Venecia 2025.

 

Italian Design Day (IDD) është Dita e Dizajnit Italian në Botë, një nismë vjetore e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ministria e Kulturës.

Ajo ofron një program të gjerë iniciativash promovuese në të gjithë botën, të organizuara përmes rrjetit të ambasadave, konsullatave, Instituteve Kulturore Italiane dhe zyrave të Agjencisë Italiane për Punët e Jashtme dhe Promovimin e Italisë Jashtë Vendit. Çdo vit, mbi njëqind ekspozues shfaqin dizajnin dhe kreativitetin italian.

  • Organizuar nga: ICE Tiranë & Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Ambasada Italiane, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit Politeknik të Tiranës