Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Këngë Ambasadore të Italisë

Konferencë / Koncert

XV Java e Gjuhës Italiane në Botë

Instituti Italian i Kulturës dhe Universiteti Ca’ Foscari i Venezia-s prezantojnë Këngët Ambasadore të Italisë, konferenca / koncert me  Fabio Caon  dhe i Contesto.

 


E premte 16 tetor 2015, ora 19,00


Teatri Metropolitan, Salla Shakespeare,


Rruga Ded Gjo Luli, Tirana


Hyrja e Lirë


 


Cilat janë këngët më të famshme në botë? Dhe cilat janë këngët më të famshme në Itali që në botë pak apo aspak nuk njihen?


Në një koncert me 4 muzikantë që do të interpretojnë live, publiku mund të gjejë rezultatet e një sondazhi ndërkombëtar të kryer në mbi 50 vende për të zbuluar këngët më të njohura në botë dhe të mësojë ose rizbulojë emrat më të rëndësishme të muzikës së lehtë italiane, veçanërisht të “këngëve hit”, që përfaqësojnë prej më shumë se 50 vjetësh një prej kontributeve më të rëndësishme të kulturës italiane.


Fabio Caon është profesor me kontratë i lëndës së Didaktikës së letërsisë dhe komunikimit ndërkulturor në Universitetin Ca ‘Foscari (Venezia). Në vitin 2004 ka botuar librin La lingua in gioco, udhëzues teorik dhe praktik i didaktikës së pastër italiane për të huajt. Në vitin 2011 nxorri L’italiano parla Mogol. Imparare l’italiano attraverso i testi delle sue canzoni, Guerra, Perugia. Në vitin 2015 ka përpunuar Projektin Parole in viaggio lindur në Laboratorin ITALS të Universitetit Ca ‘Foscari (www.itals.it) dhe ka kompozuar këngë specifike për mësimdhënien e italishtes (nën drejtimin artistik të Maestro Francesco Sartori, autori i suksesshëm, ndër të tjera, me shkrime për Bocelli-n dhe Nannini-n) duke i përmbledhur më tej në një CD-libër.


 


 


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N