Instituti Italian i Kulturës me European Union në Shqipëri ka kënaqësinë të prezantojë një takim me shkrimtaren Nadia Tearranova, si pjesë e Festivalit Europian të Letërsisë në Tiranë, i cili do të zhvillohet nga data 2 deri më 6 dhjetor 2025.
5 dhjetor 2025, ora 16:30
Europe House – Tiranë
Shkrimtarja Nadia Terranova, do të bashkëbisedë me shkrimtaren dhe përkthyesen Diana Çuli.
Nadia Terranova (Messina, 1978) ka botuar romanet Gli anni al contrario (Einaudi 2015, fituese e çmimit Bagutta Opera Prima dhe Çmimi i Librit Bridge), Addio fantasmi (Einaudi 2018, finalist për Çmimin Strega, 2019), Trema la notte (Einaudi 2022, fitues i Çmimit Vittorini 2022, si dhe Çmimit Ndërkombëtar të Mare Piero Ottone 2023), Quello che so di te (Guanda 2025, finalist i Çmimit Strega 2025), si dhe libra të shumtë për fëmijë, përfshirë Aladdin (Orecchio Acerbo 2020), The Secret (Mondadori 2021), Il cortile delle sette fate (Guanda 2022, finalist i Çmimit Campiello Junior) dhe Scintilla (Mondadori 2024). Veprat e saj janë përkthyer në të gjithë botën.
FELT – edicioni II, ofron një program të zgjeruar dhe të larmishëm, duke paraqitur autorë dhe përkthyes të shquar nga vende të shumta të Bashkimit Europian. Përmes leximit, debateve, shfaqjeve artistike dhe seancave interaktive, festivali vazhdon të stimulojë dialogun mbi letërsinë bashkëkohore, duke trajtuar tema të tilla si identiteti, historia dhe ndryshimet shoqërore.