Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

BEYOND ENTROPY Mediter/radio (2017) | Biennale Mediterranea18

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të promovojë Edicionin e 18-të të Bienales së Artistëve të Rinj MEDITERRANEA të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, që do të organizohet nga data 4 deri më 9 Maj 2017, në Tiranë dhe Durrës.

 

BEYOND ENTROPY Mediter/radio (2017)

| Projekt special Mediterranea 18| Sahati në Tiranë | 4-9 maj 2017

 

Mediter/radio është një projekt gjeopolitik që ndërtohet dhe zgjerohet nëpërmjet një webradio. Paprekshmëria e mjeti ka potencial të hartojë epiqendrat me qëllim ndërtimin e arenave të dëgjimit, duke filluar nga institucionet dhe hapësirat publike rreth Mesdheut.

Misioni i Mediter/radio është që t’i kushtojë vëmendje Mesdheut si një territor gjeopolitik në të cilën vepron gjithashtu edhe një komunitet njerëzish dhe institucionesh që i janë dedikuar prodhimit artistik dhe kulturor. Duke hartuar muzeume dhe institucione kulturore të zonave bregdetare, mund të shfaqet një hartë e Mesdheut që hapet për t’u ndryshuar nga det i mbyllur në arkipelag, duke endur një larmi pikash. Mesdheu shndërrohet kështu në një entitet simbolik gjeopolitik në marrjen, dëgjimin , tregimin dhe bërjen e pyetjeve.

Per Mediterranea 18, Mediter/radio bashkëpunon me Halas Radio e Daniel Maier.

 

Beyond Entropy është një organizatë jo-fitimprurëse që përdor konceptin e Energjisë për të krijuar strategji të reja kulturore dhe territoriale duke operuar në nivel global në kufi të artit, arkitekturës dhe Gjeopolitikës. Themeluar nga Stefano Rabolli Pansera, në vitin 2013, ka kuruar Pavijon e Angolës së bashku me Paula Nascimento në edicionin e 55-të të Biennales së Venezia-s ku mori Luanin e Artë për ‘Pjesëmarrjen më të mirë kombëtare’. Aktualisht është Drejtor i Galerisë Hauser & Wirth.

  • Organizuar nga: Bjcem, Min.Cultura albanese e Comune Tirana
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura a Tirana