Giselle, konsideruar si simboli i baletit klasik dhe romantik, ideuar nga T. Gautier, vjen në Shqipëri i interpretuar nga dy solistë bale-rinë me famë ndërkombëtare Petra Conti dhe shoku i saj i jetës Eris Nezha. Petra Conti me baba italian dhe nënë polake diplomohet në 2006 në Akademinë Kombëtare të Kërcimit në Romë nën mësimet e M° Zarko Prebil. Performon në Teatro të ndryshëm të Italisë dhe të botës dhe në 2011 emërohet nga drejtori Makhar Vaziev Balerinë Soliste e Teatrit në La Scala të Milano-s. Eris Nezha, lindur më 1982, diplomuar në Akademinë e Kërcimit të Tiranës në 1997 me një bursë studimi transferohet në Teatrin Carcano të Milano-s. Në 2002 diplomohet në Shkollën e Baletit të Teatrit në La Scala dhe me trupën e baletit merr pjesë në vijim në shfaqje të ndryshme. Në 2011 edhe ai emërohet Balerin Solist i Teatrit në La Scala të Milano-s. Në 2011 dy balerinëve i jepet “Çmimi Danza & Danza 2011 ” si Intrepretuesit më të Mirë të vitit. Nga 2013 Petra Conti dhe Eris Nezha janë balerinë solistë të Boston Ballet.