Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Balkan Film Market – edicioni VII

BFM

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e VII të Balkan Film Market i cili do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 dhjetor në Tiranë.

“BFM 2023 synon të sjellë së bashku profesionistë audiovizualë nga vendet e Ballkanit dhe nga e gjithë Evropa, duke lehtësuar shkëmbimin e historive, nxitur marrëdhëniet dhe inkurajuar bashkëpunime të reja.

BFM është i përkushtuar të bëhet vendi ku eksplorohen talentet vendas dhe projektet inovative filmike. Është i konceptuar si një mundësi unike për të prezantuar projektet e ardhshme, të ndërtuara mbi tre shtylla kryesore: edukimi, zhvillimi dhe bashkëpunimi. Me një seri të hollësishme panelesh që fokusohen tek zhvillimet më të fundit të industrisë së filmit, të integruara me veprimtari të shumta networking, BFM hap mundësi të panumërta për kineastët nga rajoni i Ballkanit, për të rritur praninë e tyre ndërkombëtare dhe për të pasur mbështetje shtesë.

Qëllimi i BFM është të ngrejë bashkëpunimin me Evropën në një nivel krejtësisht të ri duke ofruar një platformë optimale jo vetëm për produksionet vendase për t’u lidhur dhe për të kërkuar mbështetje, por edhe për prodhuesit evropianë që kërkojnë talente vendas dhe projekte filmash inovativë që kanë pasuruar kulturën tonë.

BFM 2023 fton kineastët dhe institucionet e filmit të promovojnë dhe tërheqin fonde për projektet e tyre të ardhshme. Ai gjithashtu ofron mundësinë e eksplorimit të opsioneve të shitjeve dhe shpërndarjes, duke theksuar mundësitë lokale të pashfrytëzuara. BFM mbetet i përkushtuar për të mirëpritur mysafirë që duan të marrin pjesë për t’u angazhuar në një shkëmbim profesional ballë për ballë.”

  • Organizuar nga: Balkan Film Market, Agenzia Creativa di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë