Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Balkan Film Market – edicioni IX 16-20.12.2025

BFM2025-300×225

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin IX të Balkan Film Market , i cili do të mbahet nga 16 deri më 20 dhjetor Tiranë.

BFM 2025 synon të bashkojë profesionistë audiovizualë nga vendet e Ballkanit dhe nga e gjithë Europa, duke lehtësuar shkëmbimin e historive,  nxitur marrëdhënie dhe inkurajuar bashkëpunime të reja.

BFM është i përkushtuar të jetë vendi ku eksplorohen talentet lokale në zhvillim dhe projektet inovative filmike. Është konceptuar si një mundësi unike për të shfaqur projektet e ardhshme, të ndërtuara mbi tre shtylla kryesore: edukimin, zhvillimin dhe bashkëpunimin. Me një seri të hollësishme panelesh që përqendrohen në zhvillimet më të fundit në industrinë e filmit, të plotësuara nga evente të shumta networking, BFM hap mundësi të shumta për kineastët nga rajoni i Ballkanit, për të rritur praninë e tyre ndërkombëtare dhe për të aksesuar mbështetje shtesë.

Qëllimi i BFM është të ngrejë bashkëpunimin me Europën në një nivel krejt të ri, duke ofruar një platformë optimale jo vetëm për produksionet lokale për t’u lidhur dhe për të kërkuar mbështetje, por edhe për producentët europianë, që kërkojnë talente lokale në zhvillim dhe projekte filmike inovative, të cilat pasurojnë kulturën.

BFM 2025 fton regjisorët dhe institucionet e filmit të promovojnë dhe tërheqin fonde për projektet e tyre të ardhshme. Gjithashtu ofron mundësinë për të eksploruar opsionet e shitjes dhe shpërndarjes, duke nxjerrë në pah mundësitë lokale të pashfrytëzuara. BFM mbetet i përkushtuar për të mirëpritur mysafirët që do të marrin pjesë personalisht në këtë shkëmbim profesional.

Programi  BFM

  • Organizuar nga: Balkan Film Market
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kultures në Tiranë