23 Maj 2017, ora 18:30
Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë
Luisa Perlo do të prezantojë punën e a.titolo, një organizëm jofitimprurës i themeluar në vitin 2001 nga grupi kuratorial me të njëjtin emër, lindur në Torino në vitin 1997 me qëllim hetimin dhe promovimin e marrëdhënieve mes artit, sferës publike dhe kontekstit social. Midis shumë projekteve të zhvilluara nga a.titolo Luisa Perlo do të propozojë në mënyrë të veçantë një diskutim mbi disa përvoja të zhvilluara në kuadër të fushave të mëposhtme:
Klientë të rinj, një program për realizimin e projekteve artistike porositur nga qytetarët për ta trasformuar habitatin e tyre të jetës apo të punës, i sponsorizuara nga Fondation de France dhe i përhapur në disa vende në Evropë.
Situa.to, një laborator vëzhgimi urban, një program i formimit të lartë dhe një platformë bashkëpunuese që ka përfshirë, në vitin 2010, tridhjetë të rinj nga disiplina të ndryshme në një projekt kërkimor rreth qytetit dhe transformimit të tij.
We-Traders. Heq dorë nga kriza, ofroj qytetin (2013-2014), një projekt i promovuar nga Goethe-Institut i karakterizuar nga një ekspozitë udhëtuese në gjashtë vende evropiane dhe një platformë për shkëmbimin e ideve dhe aftësive dedikuar We-Traders, pra qytetarëve të cilët reagojnë ndaj krizës në aspekte të ndryshme të jetës urbane, e cila ka përfshirë a.titolo si bashkë-kuratore për qytetin e Torinos.
Luisa Perlo është diplomuar në pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura Albertina në Torino dhe ka ndjekur kursin e specializimit në Teknik ekspert për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e veprave të artit. Është bashkë-themeluese e grupit kuratorial dhe i shoqatës a.titolo, si dhe presidente e tij nga viti 2013. a.titolo kuron dhe prodhon projekte arti në hapësirën publike dhe kontekstin specifik, ekspozita, seminare, dokumentarë dhe programe eksperimentale trajnimi duke zhvilluar një dialog ndërdisiplinor ndërmjet arteve pamore, qyteteve dhe shoqërisë civile. Që nga viti 2001 a.titolo zhvillon projekte në kuadër të programit të prodhimit të veprave të artit porositur nga qytetarët Klientët e rinj (Nouveaux Commanditaires) promovuar nga Fondation de France, përfaqësuese e së cilës për Italinë është që nga viti 2010. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 a.titolo ka kuruar drejtimin artistik të CESAC, Qendra Eksperimentale për Artet Bashkëkohore të Caraglio, Cuneo. www.atitolo.it
Konferenca është pjesë e projektit Arti i Procesit: Sipërmarrës Socialë në Shqipëri
Një projekt i Valentina Bonizzi
që zhvillohet pranë Centre for Openess and Dialogue
Për më tepë informacion mbi projektin Arti i Procesit: