Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Arti dhe Sipërmarrja Sociale – Prezantim zyrtar i projektit | Simpozium / Workshop

Prezantim i ekspozitës në prani të artistëve Patrizio Raso (BAUBAUS), Pasquale Campanella (WURMKOS), Giusi Campisi (WUNDERKAMMER), me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës

E enjte 5 tetor 2017, ora 17

Qendra për Hapje dhe Dialog, Tiranë

Ekspozita/laboratori “Arti i procesit: Sipërmarrësit socialë në Shqipëri” u konceptua nga artistja Valentina Bonizzi për hapësirat e Qendrës për Hapje dhe Dialogu. Përbërë nga një sërë dialogësh në bashkëpunim me sipërmarrësit socialë në Shqipëri, prezantimet e artistëve bashkëkohorë që punojnë me praktikat pjesëmarrëse dhe komunitare, Art i procesit ka zhvilluar një rrugëtim që ndërthur dialogun ndërmjet sipërmarrësve socialë në territor duke paraqitur Ligjin 65 për Sipërmarrësit Socialë dhe veprat relacionale që do të paraqiten në mbrëmjen e datës 5 tetori, në kuadër të programit në vijim:

17:00 – 18:30 | Forum Room | Prezantim i artistëve Patrizio Raso (BAUBAUS), Pasquale Campanella (WURMKOS), Giusi Campisi (WUNDERKAMMER)

Digital Area | ekspozitë e veprave të artistëve të cilët morën pjesë në laboratorin Arti i Procesit: Wurmkos Fundation (Sesto San Giovanni), Fondacioni Lac o Le Mon (San Cesario di Lecce e Cavallino), Stalker Osservatorio Nomade (Roma), Muzeu Wunderkammer (Trento), Fondi Spekulativ i Asistenzës (Luigi Coppola e Christophe Meierhans, Itali / Belgjikë), Baubaus (Milano).

18:30 – 20:30 | Dhoma Arti i Procesit | Vernissage e ekspozitës Art i Procesit: Sipërmarrësit Socialë në Shqipëri. Gjatë prezantimit do të ofrohet një koktej.

  • Organizuar nga: Valentina Bonizzi, COD Albania