Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Arrëthyesi në Teatrin e Operës dhe Baletit Tiranë

Lo schiaccianoci_web

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Operës dhe Baletit Tiranë për prezantimin e baletit “Arrëthyesi” që mbyll sezonin artistik.

Arrëthyesi nga Peter Ilyich Cajkovskij është një nga kompozimet më të interpretuara gjatë periudhës së Krishtlindjes. Historia dhe kuriozitetet e një prej kryeveprave të baletit të shekullit të nëntëmbëdhjetë

Akti I
Historia zhvillohet në fillim të shekullit të 19-të, në Gjermani. Është prag  Krishtlindjesh dhe z. Stahlbaum po organizon një festë për miqtë e tij dhe fëmijët e tyre.
Këta, në pritje të dhuratave dhe plot entuziazëm, po kërcejnë kur z. Drosselmeyer, xhaxhai i Klarës dhe Fritzit, vjen, duke sjellë dhurata për të gjithë, duke i argëtuar me truke magjike, pavarësisht se në fillim ngjall pak frikë me pamjen e tij të veçanta. Drosselmeyer fillon të tregojë dhuratat e tij: Arlekinin, ushtari lodër dhe një Arrëthyes, automatikë mekanikë, aq të përsosur sa duken të vërtetë. Arrëthyesi tërheq vëmendjen e vëllezërve të vegjël, të cilët debatojnë dhe ia rrëmbejnë njëri-tjetrit nga duart derisa Fritz, i mërzitur, e thyen. Pasi e riparon, xhaxhai i tij ia beson Klarës. E lodhur nga kërcimi i mbrëmjes, vogëlushja, pasi të ftuarit kanë dalë janë larguar, e zë gjumi në shtrat dhe fillon të ëndërrojë. Është mesnatë dhe gjithçka rreth saj fillon të zmadhohet: dhoma, pema e Krishtlindjes, lodrat. Papritur dëgjon shushuritje dhe kërcitje të pazakonta, prani të çuditshme po enden nëpër dhomë: ata janë minj që përpiqen të vjedhin Arrëthyesin. Klara përpiqet t’i përzë kur Arrëthyesi vjen në jetë dhe i bashkohet betejës me ushtarët lodër të Fritz-it. Në fund të betejës, mbetet ai dhe Mbreti i minjve, i cili e vë në vështirësi. Për të shpëtuar Arrëthyesin, Klara kap pantoflën e saj dhe ia hedh Mbretit të Minjve, duke e lejuar Arrëthyesin ta godasë për vdekje. Ai më pas shndërrohet në një Princ dhe Klara e ndjek duke hyrë në një pyll të magjepsur ndërsa bora fillon të bjerë. Akti përfundon me një Vals të mrekullueshëm të flokëve të dëborës.

Akti II
Dy të rinjtë hyjnë në Mbretërinë e Ëmbëlsirave, ku Zana i pret në Pallatin Mbretëror. Ajo i kërkon Arrëthyesit t’i tregojë të gjitha aventurat e tij dhe se si fitoi betejën kundër mbretit të minjve.
Menjëherë pas kësaj, të gjithë oborrtarët performojnë në një sërë kërcimesh që përbëjnë diversitetin më të famshëm dhe më të njohur të muzikës së Cajkovskit ëdhe që e bëjnë baletin të famshëm, duke kulmuar në Valsin e mirënjohur të Luleve. Në fund, Zana dhe Princi performojnë një Pas de deux shumë delikat. Baleti përfundon me valsin e famshëm të luleve dhe ëndrra mbaron: sapo zgjohet, ndërsa po nis dita, Klara mendon përsëri për ëndrrën e saj magjike, me Arrëthyesin e mbajtur fort në krahë.

23-24-26-26-27-29-30 dhjetor 2024, ora 19:00.

Biletat në sportelin e Operas: 10:00-14:00 / 16:00-20:00

  • Organizuar nga: Teatri i Operas dhe Baletit Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë