Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Arkitektura e vitit ’68 nën kujdesin e Bruno Di Marino

Edhe në fushën e arkitekturës dhe design-it vitet rreth 1968-ës kanë qenë vendimtare për ndryshimin e marrëdhënies sonë me idenë e të banuarit dhe me përdorimin e sendeve, duke rimenduar nocionet e formës dhe funksionit. Lëvizja eksperimentale e arkitekturës radikale dhe e asaj “anti-design” zhvillohet në harkun e një pesëmbëdhjetëvjeçari (prej vitit 1960 deri në vitin 1975) por arrin kulmin e saj në vitin e revoltës rinore. Protagonistë ndërkombëtarë janë, ndër të tjerë, japonezi Isozaki e grupi londinez Archigram; në Itali ata nga Toscana: Superstudio, Archizoom dhe UFO, por edhe figura si ajo e Ettore Sottsass e Ugo La Pietra në Milano dhe Riccardo Dalisi në Napoli, arkitekt që në vitin 1969 ndërmerr një kërkim në këtë fushë, duke e çuar arkitekturën në mes fëmijëve të një zone periferike dhe të degraduar, në Lagjen Traiano.

Marrin pjesë arkitektët Franco Purini, Luca Galofaro dhe Pietro Frassinelli. Drejton: Bruno Di Marino

Destil Hostel

Rr.Qemal Gurnjaku, Tirana

Hyrja e lirë

Në gjuhën italiane me përkthim simultan në gjuhën shqipe

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Universita' Polis a Tirana