Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Bashkëbisedim me Ark. Marco de Michelis

Gjatë fjalës së tij, Ark. De Michelis do të trajtojë temën e shtëpisë si subjekt i artit bashkëkohor dhe marrëdhënies së saj me jetën moderne.

Takimi organizohet me rastin e Ekspozitës “Prova” të Adrian Paci pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Marco De Michelis (1945-) ka qenë profesor i historisë së arkitekturës dhe një nga themeluesit e fakultetit të Artit dhe Dizajnit në Venecia.

Ai ka qenë anëtar i Fondacionit Alexander von Humboldt (Berlin dhe Mynih) dhe studiues në Getty Center for the History of Arts i Santa Monica, Kaliforni. Nga viti 1999 deri në 2003 ka qenë Profesor Walter Gropius i historisë së arkitekturës te Universiteti Bauhaus në Weimar. Prej vitit 2011 jep lëndën e Historisë së Kulturës Pamore në Universitetin Luigi Bocconi në Milano. Ka mbajtur konferenca të shumta si në (AA Londra, IFA Parigi, ETSAB Barcellona, ​​TU Berlino, Università di arti applicate Vienna, NAI Rotterdam, ETH Zurigo, Accademia di Architettura, Mendrisio, School of Architecture di Aarhus, Beckett University di Leeds, etc.), në Izrael (Bezalel, Shenkar College) e negli Stati Uniti (GSD Harvard, Princeton University, Duke University, UC Berkeley e Los Angeles, etc.).

Hulumtimi i tij fokusohet në tema kryesore mbi arkitekturën bashkëkohore dhe artet pamore. Marco de Michelis ka qenë kuratori drejtues i Trienales në Milano mes viteve 1993 dhe 1996.

  • Organizuar nga: Galleria Nazionale d'Arte a Tirana
  • Ne bashkepunim me: IIC di Tirana