Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“ARABIAN NIGHTS” (Më e mira e Njëmijë e një netëve) ngai Pier Paolo Pasolini – Queer Film Marathon Tirana, edicioni V

ArabianNight

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Queer Film Marathon Tirana, tashmë në edicionin e pestë, duke mbështetur programin e përzgjedhur Queer Retrospective kushtuar Pier Paolo Pasolini.

Filmi i tretë:

“Arabian Nights” (Më e mira e njëmijë e një netëve) nga Pier Paolo Pasolini

Me: Franco Citti, Ninetto Davoli, Ines Pellegrini, Christian Alegny, Margareth Clementi

Komedi Itali, 1974, kohëzgjatja 130 minuta

Është kapitulli i tretë i asaj që Pasolini e quajti “trilogjia e jetës” në krahasim me atë mbi vdekjen që e kishte në mendje (të cilit iu realizua vetëm segmenti i parë, Salò). Pas Boccaccio-s dhe Geoffrey Chaucer-it, regjisori friulian bazohet tek romanet orientale, duke shfuqizuar temën themelore të Njëmijë e një netëve, domethënë ndërhyrjen e bukuroshes Sheherazade si rrëfyese, por duke ruajtur disa episode të famshme. Lulja e një mijë e një netëve është ndoshta një prej imazheve më të bukura të filmave të Pasolinit, por edhe më i përpunuari dhe i ftohti. Zakoni për t’i bërë personazhet e njohura të flasin në dialekt, rezulton të jetë i përshtatshëm për të krijuar ngjyra, pa kuptim autentik.

Queer Film Marathon Tirana, tashmë në edicionin e tij të pestë, është një festival ndërkombëtar kushtuar kinemasë queer, i cili do të prezantojë shfaqje filmash dhe dokumentarë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ky aktivitet synon të bashkojë njerëzit përmes artit, duke i dhënë zë historive dhe përvojave të komunitetit LGBTQ+. Përmes një përzgjedhjeje të gjerë filmash artistikë, dokumentarë dhe filmash me metrazh të shkurtër nga regjisorë të ndryshëm, Queer Film Fetsival inkurajon një qasje globale, duke treguar fuqinë e artit për të nxitur ndryshimet shoqërore dhe bashkuar komunitetet. Një nga tiparet dalluese të festivalit janë tryezat e rrumbullakëta me regjisorë, aktorë dhe aktivistë, të cilat shërbejnë si një platformë për t’u thelluar në temat e trajtuara nga filmat, si dhe për të diskutuar sfidat e rëndësishme me të cilat përballet komuniteti queer dhe mbështetësit e tij.

…………………………..

 

16.10.2024 ora 18:00

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Queer Film Marathon Tirana
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë