Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

ANNOTAZIONI VIDEO #8 – Valentina Vetturi me “Matematika e Sekretit”

AV_Vetturi_web

Në kuadër të ciklit  Annotazioni Video, Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Qendrën e Artit Agimi  prezanton “Matematika a Sekreteve”, video e realizuar nga Valentina Vetturi. Shfaqja e videove do të ndiqet nga një bashkëbisedim mes artistes dhe kuratorit të ciklit Stefano Romano

27.11.2024 ora 18:00

Kinema Agimi – Tiranë

Bulevardi Bajram Curri

Hyrja e lirë

Tek Matematika e Sekretit, një seri leksionesh-performancë që zuri fill në vitin 2023 dhe që vijon ende, Valentina Vetturi ndërton një dialog shumëzërash mes vetes, një studiuesi, i ftuar të shtjellojë një mendim në lidhje me idenë e “parasë” dhe inteligjencës artificiale. Imazhet e krijuara si rezultat përfundimtar vizual janë frut i një ndërveprimi kompleks mes tekstit të studiuesit, disa kërkimeve të kryera nga artistja, si dhe dialogëve mes saj dhe platformave të tjera gjeneruese të inteligjencës artificiale.

Në episodin e dytë të serisë (2024), artistja fton sociologun ekonomik Adam Hayes, i cili na udhëheq brenda kuptimit më të thellë të fjalës “para” që nga lindja e saj e deri tek Bitcoin-i.

Ndërsa ndjekim fillin logjik të Hayes-it, goditemi vizualisht nga një imazh, ose ndoshta në këtë rast do të ishte më e saktë të themi, nga një mbivendosje imazhesh, që vendosen dhe alternohen mbi dhe me njëri-tjetrin, gjatë gjithë kohëzgjatjes së videos. Këto imazhe janë gjeneruar automatikisht nga platforma të shumta gjeneruese të inteligjencës artificiale për prodhimin e imazheve dixhitale, si dhe nga disa chat box-e, duke aktivizuar përmes kësaj metodologjie një dialog kompleks mes zërit narrativ dhe rrjedhës vizuale që shfaqet në ekran.

Annotazioni Video është një projekt i Institutit Italian të Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, i kuruar nga Stefano Romano, i cili në harkun e tre viteve synon të reflektojë mbi dinamikat e zhvilluara në kërkimet e disa prej protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon.

Koncepti i shënimeve lidhet me mbajtjen shënim, kapjen e një elementi mbi të cilin duam të reflektojmë apo të ruajmë në kujtesë. Ai ka të bëjë me çfarë na bën më fort përshtypje në fluksin e informacionit mes të cilit gjendemi, pra flet për ne, përcakton vendin tonë lidhur me atë që kemi përballë.

 

Bio Valentina Vetturi

Valentina Vetturi është një artiste pamore që lëvron fushën e performancës, shkrimit dhe kërkimit transdisiplinor. Puna e saj eksploron tema të tilla si kujtesa, ekologjitë dixhitale dhe proceset bashkëpunuese. Vetturi është diplomuar në  Drejtësi dhe ka kryer studimet Master në Peizazh, Art dhe Arkitekturë pranë Politeknikut të Milanos (2007), si dhe në Digital Curriencies pranë Universitetit të Nikosias (2019). Veprimtaria e saj ndikohet nga metodologjitë open-source, nga promovimi i rrjeteve të decentralizuara të njohurive, si dhe nga shkrirja e artit dhe eksplorimit shkencor.

Që prej vitit 2014 Vetturi punon në dy cikle kryesore veprash.

Alzheimer Café përfshin vepra të ekspozuara në hapësira publike, performanca korale, si dhe instalacione të rikonfigurueshme, të cilat, duke shmangur formatin dokumentar, eksplorojnë këmbënguljen e kujtimeve muzikore edhe kur strukturat njohëse zbehen.

Njëkohësisht artistja ka krijuar edhe një grup veprash që reflektojnë mbi kujtesën dixhitale dhe dixhitalizimin e jetës sonë. Në këtë grup bën pjesë Tails (2023), një peizazh performues dhe zanor ndërthurjesh dixhitale, gjeopolitike e mjedisore, i cili rindërton me karton, në shkallë 1:2000, të gjitha kabllot me fibra optike të zhytura në thellësitë e deteve, që rregjistrojnë përjetësisht jetët e gjithësecilit dhe Matematika e Sekretit (2023 e në vazhdim), një seri videosh që gërmojnë thellë  brenda kujtesës dhe kufijve të inteligjencës artificiale gjeneruese. Ky projekt, i mbështetur nga MIC Fondo Cultura 2021, u prezantua në një ekspozitë personale në Muzeun MA*GA (IT) dhe në Bienalen e Lagos (2024).

Në vitin 2024, artistja  fitoi një bursë kërkimore nga Këshilli Italian, për projektin Mimosa Pudica, një projekt që heton kujtesën e bimëve dhe ekologjitë dixhitale.

Artistja ka bashkëpunuar gjithashtu me institucione si MAXXI Romë, Quadrennial 16-Palazzo delle Esposizioni Romë, Fondacioni Zegna Torino, Strauhof Zyrih, Instituti Italian i Kulturës në Stokholm, Norrlandsoperan-BildMuseet Umea, Tranzi.ro Bukuresht, Instituti Zviceran në Romë dhe Muzeu MACRO në Romë.

Vetturi është gjithashtu aktive në fushën e edukimit, duke zhvilluar seminare dhe konferenca ndërkombëtare. Ndër to përmendim një kurs mbi Teknikat e Performancës për Artet Pamore pranë Accademisë Laba në Brescia (2022-23) dhe një tjetër mbi Pedagogjinë Multimediale, pranë Accademisë së Arteve të Bukura në Bari. Nëpërmjet projekteve të tilla si CryptoParty, ajo bashkon pedagogjinë me artin, duke përfshirë  studentët në seminare krijuese mbi historinë e web-it dhe ekonomive dixhitale.

 

Bio Stefano Romano

Stefano Romano, (Napoli, 1975) artist, kurator dhe studiues. Praktika e tij artistike eksploron kontradiktat e thella që qëndrojnë brenda realitetit tonë, shpesh i hulumtuar në lidhje me arkitekturën, kontekstet urbane dhe ato sociale. Hulumtimi përkthehet në veprime të përkohshme, performanca, instalacione, punime video apo fotografike, të ndërtuara sipas një strukture gramatikore të aftë të gjenerojë gjithmonë situata të papritura dhe një strukturë kohore fleksibël. Në vitin 2023, mbrojti doktoraturën për arkitekturë pranë Universitetit të Ferrarës dhe në kuadër të kësaj doktorature, filloi punë si profesor pranë Universitetit Polis në Tiranë, në fakultetin e Artit dhe Dizajnit. Prej më shumë se njëzet vitesh punon në Shqipëri ku ka konceptuar disa projekte si artist dhe kurator. Ka konceptuar projektin 1.60 insurgent space, fokusi i të cilit është hapësira publike, gjithashtu bashkëthemelues i  T.I.C.A. (Instituti i Artit Bashkëkohor Tiranë). Në vitin 2012 ishte bashkëthemelues i DZT (DyZeroTre) dhe platfomës MAPS – Mobile Archive on Public Space. Projekti i tij i fundit është The Mobile School of Visual Arts, një projekt pedagogjik, i bazuar tek ideja e artit si prodhim njohurish dhe pjesëmarrjeje aktive.

Puna e tij është ekspozuar në ekspozita dhe muze kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë: Fondazione Pini (Milano, Italia), Collezione Giuseppe Iannaccone (Milano, Italia), Rotor (Graz, Austria), Autostrada Bien-nale (Prizren, Kosovo); BACO arte contemporanea (Bergamo, Italy); Artopia Gallery (Milano, Italia); Ca-reof (Milano, Italia); Placentia Arte (Piacenza, Italia); GAMeC area Palestra, (Bergamo, Italia); Galleria Alice & altri lavori in corso (Roma, Italia); 54° Biennale di Venezia – Padiglione delle Accademie di Belle Arti, Arsenale (Venezia, Italia); Macro Future (Roma Italia); GC.AC (Monfalcone, Gorizia, Italia); Neon campo base (Bologna, Italia); Triennale (Milano, Italia); Chelsea Art Museum (New York, USA); Tirana Bienale3 (Tirana, Albania); Museo d’arte Contemporanea di Villa Croce (Genova, Italia); The Yugoslav Biennial of Young Artist, Centre for Contemporary Arts (Vrsac/Belgrade Serbia e Montenegro); Via Farini (Milano, Italia); Boston Cyberarts Festival, Coolidge Corner Theatre (Boston U.S.A).

 

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Qendra e Artit Agimi