Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

ANNOTAZIONI VIDEO #13 – Invernomuto me “Gjurmë për nje gramatikë misteri”

AV_Invernomuto_web

L’Istituto Italiano di Cultura a Tirana presenta il tredicesimo e ultimo appuntamento della rassegna Annotazioni Video dedicato a Invernomuto il nome con cui, dal 2003, lavorano assieme Simone Bertuzzi e Simone Trabucchi, che per l’occasione presenteranno una selezione di due dei loro lavori video intitolata “Tracce per una grammatica del mistero”.

La proiezione è organizzata in collaborazione con il Comune di Tirana e il Qendra e Artit Agimi e si terrà lunedì 15 dicembre 2025, alle ore 18.30 presso il Qendra e Artit Agimi.

La proiezione sarà seguita da una conversazione con Invernomuto condotta dal curatore della serie Annotazioni Video, Stefano Romano.

Përshkrim i shkurtër i videos

Sytë tek unë” kështu nis seria e lëvizjeve, veprimeve dhe fjalëve përmes të cilave magjistarët na çojnë në pragun e realitetit, në një hapësirë ​​ku ajo që dimë ngatërohet me pasigurinë, iluzionin dhe dukjen. Magjia dhe ritualet – në përgjithësi – kanë diçka të përbashkët: krijimin e një kohe (dhe rrjedhimisht të një hapësire) fluide. Një kohë gjatë së cilës perceptimi ynë shqisor stimulohet dhe është gati të akomodojë atë që përndryshe nuk do të ishim të përgatitur ta pranonim në jetën tonë të përditshme. Magjia na kujton se bota nuk është një sipërfaqe transparente: është një pëlhurë e dendur dhe e shtresuar, ku çdo prani mund të jetë reale edhe kur është e padukshme, sepse jo gjithçka është bërë për t’u ndriçuar.

Invernomuto, eksploronr mitologjitë bashkëkohore, duke analizuar proceset homogjenizuese të globalizimit brenda konteksteve të lokalizuara. Tracce per una grammatica del mistero (Gjurmë për një gramatikë misteri) është një përzgjedhje e dy veprave filmike të realizuara nga Invernomuto: Paraflu (2025) dhe Mangrovia (2024), të cilat analizojnë, në veçanti, marrëdhënien midis njeriut, mjedisit, kafshëve, hapësirës dhe kohës.

Të dy filmat na përballin me një hapësirë pragu, që vë në pikëpyetje mënyrën tonë të banimit në botë. Edhe ne, duke ndjekur gjurmët e lëna nga protagonistët e vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm të filmave, jemi të detyruar të ndryshojmë ritmin dhe perceptimin tonë të realitetit.

 

Invernomuto Invernomuto është një dyshe artistësh, e formuar nga Simone Bertuzzi (1983, Piacenza, Itali) dhe Simone Trabucchi (1982, Piacenza, Itali), në vitin 2003. Ata zhvillojnë projekte kërkimore afatgjata, duke gjeneruar cikle pune të ndërlidhura. Ekspozitat e fundit përfshijnë Haus der Kunst, Mynih; CCS Bard, Nju Jork; MAXXI, Romë; OGR, Torino; Kunstmuseum Liechtenstein, Vaduz; dhe MACRO, Romë. Në vitin 2025, shfaqën premierën e Pasanaku në Musée d’art et d’histoire, MAH, Gjenevë; dhe Paraflu (bashkëdrejtuar me Michela de Mattei) në GAMeC, Bergamo; Fondazione Prada, Milano; Villa Medici, Romë; Festivalin e Filmit St. Moritz; dhe EMΣT, Athinë. Në vitin 2024, prezantuan Mangrovia (bashkëdrejtuar me Low Jack) në Bourse de Commerce, Paris. Publikimet e tyre përfshijnë VERNASCACADABRA (Koleksioni Xong, 2023) dhe Black Med (Humboldt Books, 2022).

 Annotazioni Video

Koncepti i shënimeve lidhet me mbajtjen shënim, kapjen e një elementi mbi të cilin duam të reflektojmë apo të ruajmë në kujtesë. Ai ka të bëjë me çfarë na bën më fort përshtypje në fluksin e informacionit mes të cilit gjendemi, pra flet për ne, përcakton vendin tonë lidhur me atë që kemi përballë.

Annotazioni Video është një projekt i Institutit Italian të Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, i kuruar nga Stefano Romano, i cili në harkun e tre viteve synon të reflektojë mbi dinamikat e zhvilluara në kërkimet e disa prej protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Qendra e Artit Agimi