Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

ANNOTAZIONI VIDEO #10 – Silvia Giambrone “Pratiche performative e rituali domestici”

AV_Giambrone_Instagram

Në kuadër të ciklit  Annotazioni Video, Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të organizojë takimin me SILVIA GIAMBRONE.

12.03.2025 ore 18.30

Qendra Artit Agimi  – Tiranë
Bulevardi Bajram Curri

Hyrja e lirë

Shfaqja e videos do të ndiqet nga një bashkëbisedim mes artistit dhe kuratorit të ciklit Stefano Romano.

 

Kur artistët filluan ta përdorin trupin e tyre si hapësirë ​​për të krijuar art, e zhvendosën vëmendjen e spektatorit nga një objekt – një pikturë, skulpturë, instalacion, e kështu me radhë – tek një subjekt, duke e shndërruar në këtë mënyrë trupin e tyre në një hapësirë-prag mes një mendimi dhe një objekti “estetik”.
Asnjë objekt artistik nuk është neutral në vetvete; kur përdoret brenda një vepre arti, shndërrohet në metaforë dhe bëhet politik (në kuptimin që përfshin sferën sociale të një individi), por trupi shton nivele të mëtejshme kompleksiteti. Edhe pse gjatë performancës bëhet “tjetër”, kthehet në koncept, në mjet shprehës, ai mbetet sërish një subjekt. Është mish, gjak, emocione dhe qasja jonë si spektatorë ndryshon në mënyrë të pashmangshme, sepse hyn në lojë empatia me interpretuesin/en.
Çfarë del në pah në performancat e Silvias janë çështjet dhe dinamikat me të cilat jemi mësuar aq shumë, saqë as që i shohim dhe as që e kuptojmë se janë rregulla shoqërore, të ndërtuara për të caktuar role dhe se diktohen kryesisht nga burrat ndaj grave.

Annotazioni Video
Koncepti i shënimeve lidhet me mbajtjen shënim, kapjen e një elementi mbi të cilin duam të reflektojmë apo të ruajmë në kujtesë. Ai ka të bëjë me çfarë na bën më fort përshtypje në fluksin e informacionit mes të cilit gjendemi, pra flet për ne, përcakton vendin tonë lidhur me atë që kemi përballë.
Annotazioni Video është një projekt i Institutit Italian të Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, i kuruar nga Stefano Romano, i cili në harkun e tre viteve synon të reflektojë mbi dinamikat e zhvilluara në kërkimet e disa prej protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura
  • Ne bashkepunim me: Qendra e Artit Agimi