Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ana Shpuza – Tirana 100 vjet kryeqytet – Zhvillimi historiko-urbanistik i qytetit

Me rastin e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet i Shqipërisë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, mbështet botimin e një udhërrëfyesi për qytetin në gjuhën italiane, duke plotësuar kështu boshllëkun e krijuar nga mungesa e botimeve të tilla. Tirana100 anni capitale, është në fakt një udhërrëfyes ndryshe, i cili do të kënaqë jo vetëm turistin më të vëmendshëm dhe kurioz, por edhe atë që beson se në kohën që jetojmë, kultura arkitektonike është një element gjithnjë e më i rëndësishëm për të kuptuar se si janë zhvilluar dhe mbi të gjitha se si mund të përballen sot, zhvillimet e realiteteve urbane ku banojmë.

Hulumtimi i Ark. Ana Shpuza – shqiptare nga Tirana, por në Itali e Torino (studente në Politeknik) që nga mosha 4 vjeç, përshkon në gjashtë kapituj të ngjeshur por shumë të rrjedhshëm, momentet historike që i kanë dhënë formë Tiranës: nga Tirana fshat tek Tirana metropol i ardhshëm evropian, duke kaluar përmes sundimit italian, shtetit socialist dhe ndryshimeve të mëdha të viteve nëntëdhjetë.

Publikimi i punës kërkimore nga Ark.Shpuza u bë i mundur falë projektit ‘Tirana 100’ që shtëpia botuese Toena filloi në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Bashkinë e Tiranës. Projekti ‘Tirana 100’ ka realizuar gjithashtu edhe një aplikacion www.tirana100.com për të orientiuar turistët (57 institucione të rëndësishme dhe site kulturore në italisht), një Ekspozitë udhëtuese me 120 foto dhe 5 modele me itineraret turistike më mbresëlënëse.

www.iictirana.esteri.it 

www.toena.al 

www.Tirana100.com 

  • Organizuar nga: Botimet TOENA
  • Ne bashkepunim me: Mins. del Turismo Albanese, Comune di Tirana, IIC