Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“An evening with Spellbound”

“An evening with Spellbound”

Spellbound Contemporary Ballet

ALBANIA DANCE MEETING FESTIVAL – XVIII

Pas Tiranës, trupa koreografike Spellbound Contemporary Ballet pjesë e edicionit të 18-të të Festivalit Albania Dance Meeting.

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të paraqesë mbrëmjen “An evening with Spellbound”, edhe në Prishtinë më 6 tetor në Teatrin Kombëtar.

L’Istituto Italiano di Cultura ka kënaqësinë të të paraqesë dhe mbështesë pjesëmarrjen e trupës koreografike Spellbound Contemporary Ballet në edicionin e XVIII-të të Albania Dance Meeting Festival, i cili do të organizohet në Tiranë nga data 12 Shtator deri më 15 Nëntor 2023.

Në skenë do të interpretohen tre koreografi Unknown Woman, Ascent e Yes, of course it hurts.

UNKNOWN WOMAN

Koreografia: Mauro Astolfi

Interpreton: Maria Cossu

Asistente e koreografisë: Alessandra Chirulli

Dizajni: Luci Marco Policastro

Krijimi i kostumeve: Anna Coluccia

Muzika: AAVV

Kohëzgjatja: 14′

“Wnknown Woman” është një rrëfim i thellë e imagjinar në të njëjtën kohë, një koleksionues kujtimesh e mendimesh, përftim i bashkëpunimit dhe ndarjes njëzetvjeçare me një artiste të rëndësishme. Njëzet vite rrëfim i të fshehtave përmes lëvizjeve, bartëse të shëndetshme të së vërtetës; një bllok shënimesh pa rend, të cilin koreografi Mauro Astolfi, iu desh ta lexonte më shumë se një herë, për të kuptuar gruan dhe artisten që kishte përballë.

ASCENT

Koreografia: Mauro Astolfi

Intepretojnë: Mario Laterza, Giuliana Mele

Dizajni: Luci Marco Policastro

Muzika: AAVV

Një prodhim Spellbound me kontributin e MiC

Kohëzgjatja: 15′

“Ascent” është simboli i konceptit të shkatërrimit krijues, një proces mutacioni i vazhdueshëm që revolucionarizon pandërprerë strukturën e një marrëdhënieje, duke shkatërruar pa reshtur të vjetrën e duke krijuar gjithmonë një mënyrë të re të të parit të tjetrit.

Është një veprim rrethor, i lirë nga modelet e parapërcaktuar, i cili zgjidhjen e vetme të mundshme e gjen tek të menduarit që largohet, për të shmangur mendësinë se fundi i një marrëdhënie duhet të jetë automatikisht fillimi i një tjetre.

YES, OF COURSE IT HURTS

Koreografia dhe regjia: Mauro Astolfi

Muzika: AAVV

Krijim për 5 interpretues

Një prodhim Spellbound me kontributin e Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit

Kohëzgjatja: 28′

“Yes, of course it hurts” lindi nga një përshtypje e fortë, e krijuar pas leximit të poezisë së mrekullueshme me të njëjtin emër të Karin Boye, një reflektim i thellë dhe i mprehtë mbi domosdoshmërinë e dhimbjes në jetën tonë, si një moment transformimi dhe kuptimi i pashmangshmërisë së saj.

Spellbound Contemporary Balet lindi në vitin 1994 nga koreografi Mauro Astolfi, drejtimit të së cilit iu bashkua dy vjet më vonë edhe Valentina Marini, me të cilën trupa nisi një aktivitet intensiv ndërkombëtarizimi. Spellbound sot renditet ndër propozimet italiane më konkurruese në nivel ndërkombëtar, duke bindur audiencën e festivaleve kryesore në Evropë, Azi dhe Amerikë.

Përvoja mbi 25-vjeçare në fushën profesionale, ka përforcuar njohuritë e një skuadre të konsoliduar profesionistësh, të aftë për të mirëpritur projekte produksioni dhe menaxhimi, me një vokacion të fortë ndaj ndërkombëtarizimit. Që prej vitit 2015, struktura e ka zgjeruar fushën e saj të veprimit, duke mirëpritur edhe artistë të tjerë në produksion, nën një vizion të shumfishtë të rinovuar. Aktivitetet e Spellbound, në fakt, përfshijnë një sërë projektesh në linjë me artistë dhe institucione të tjera në shkallë ndërkombëtare.

4.10.2023 ora 20.00

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tiranë

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Albania Dance Meeting Festival di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë