Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Alessandra Pioselli – “Arti në hapësirën urbane. Përvoja italiane nga 1968 deri më sot “

Në takimin e saj, Alessandra Pioselli do të përpiqet të tregojë eksperiencën italiane të artit në hapësirën urbane nga 1968 deri në ditët e sotme nëpërmjet përvojave të spikatura, pozicioneve të ndryshme teorike dhe metodave të ndërhyrjes të përdoruar nga artistët në një kontekst të veçantë si ai i Vendit tonë, të transformimeve të saj socio-politike dhe në përballje të vazhdueshme me politikën e menaxhimit të territorit dhe çështjet mjedisore dhe urbane. Ky është një reflektim mbi format e artit pjesëmarrës që kanë qenë në gjendje të krijojnë një hapësirë për ndarjen, duke nxjerrë në pah kujtesën, historinë, por edhe konfliktet dhe kontradiktat e territorit dhe komunitetit të saj.

_______________________________

Alessandra Pioselli është Drejtore e Akademisë së Arteve të Bukura G. Carrara në Bergamo që nga viti 2010. Ajo jep lëndën e Historisë së Artit Bashkëkohor pranë të njëjtës Akademi dhe atë të Artit Publik në Master në Ekonomi dhe Menaxhim Arti dhe Trashëgimni Kulturore të Sole24Ore (Milano). Është gjithashtu kritike arti, kuratore dhe gazetare publiçiste. Bashkëpunon me Artforum (Nju Jork). Merret me hulumtime historike dhe kritike kryesisht rreth temave dhe projekteve që lidhen me dimensionin qytetar dhe urban të artit.

Në vitin 2015 ka botuar librin Arti në hapësirën urbane. Përvoja italiane nga 1968 deri më sot, Johan & Levi, Monza.

  • Organizuar nga: Harabel - Contemporary Art Platform
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura a Tirana