TAKIM ME AUTORIN –
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë organizon prezantimin e librit “Brenga ime shqiptare” (Il mio magone albanese) i Aldo Renato Terrusi.
19 janar 2017, ora 11
Biblioteka Kombëtare shqiptare
Sheshi Skenderbej, 1010 Tiranë
Përshëndetjet institucionale:
Persida Asllani, Drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare
Adriana Frisenna, Drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës
Marrin fjalën:
Nevila Nika, historiane
Agron Tufa, Drejtor i Institutii të Studimit për krimet e komunizmit
Gëzim Peshkëpia, Instituti i Studimit për krimet e komunizmit
Neritan Ceka, historian, arkeolog
Një udhëtim në kërkim të origjinës së tij dhe të historisë së tij: Brenga ime shqiptare rrëfen udhëtimin e Aldos dhe dajës së tij Giacomo që kthehen në Shqipëri pas dyzet e katër vitesh. Aldo ishte ende një fëmijë kur regjimi i Enver Hoxhës i burgosi të atin në burgun e tmerrshëm të Burrelit, ku vdiq pa qenë në gjendje t’i japë lamtumirën e fundit të birit dhe gruas së tij. Dëshira e Aldos për të riatdhesuar eshtrat e të atit bie ndesh me të kaluarën e dhimbshme të familjes Terrusi në Shqipëri dhe të një kombi që ende sot mban shenjat e vrullshëm të diktaturës. Nëpërmjet kujtimeve të familjes, dëshmive, fotografive të kohës dhe dokumenteve origjinale të proçesit të vuajtur nga i ati në vitin 1945, ripershkruhen ngjarjet dramatike të periudhës më të errët në historinë e Vendit të Shqiponjave.
Aldo Renato Terrusi ka lindur në Vlorë, Shqipëri, në vitin 1945, nga prindër italianë. Pas studimeve për fizikë ai ka bashkëpunuar me Entet më të mëdha kërkimore italiane (ENEA, INFN, CNR). Ka dhënë kontributin e tij në Projektet më të rëndësishme të viteve të fundit në nivel ndërkombëtar të tilla si: Il Progetto LHC (Large Hadron Collider) ed il Progetto ITER (International Thermonuclear Experimental Reactor). Ka fituar l’Eccellenza ENEA në vitin 2008 për shpikjen teknologjike në fushën e Metrologjisë. Është konsulent për disa kompani dhe shkruan për revista të specializuara. Ka pasion për Arkeologjinë, Astronominë dhe Fotografinë. Kënaqet me poezinë (libri i tij me poezi “Riflessi di Sogno”) dhe pikturë, praktikon gjuajtjen me hark në nivel konkurrues.