Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

aDigital Perspective – Prizren, Autostrada Biennale Hangar

aDigitalPerspetctive_Prizren_web-300×300

aDigital Perspective

Dhjetë artistë nga Italia dhe Ballkani ripërcaktojnë konceptin e artit dixhital

 

Një projekt nga Institutet Kulturore Italiane të Beogradit, Bukureshtit dhe Tiranës

Kuruar nga Spazio Taverna

Prizren, Hangari i Autostrada Biennale

13 nëntor deri më 19 dhjetor 2025

E hënë deri të premten, 10:00 – 17:00

Përurimi: 13 nëntor, ora 19:00

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë prezanton në Prizren ndalesën e fundit  të ekspozitës aDigital Perspective, një ekspozitë në të cilën dhjetë artistë – gjashtë italianë dhe katër nga vendet e përfshira – eksplorojnë kontradiktat dhe mundësitë e teknologjive të reja, por duke përdorur teknika tradicionale dhe qëllimisht jo-digjitale.

Pas euforisë së ngjallur nga NFT-të (Non-Fungible Token) dhe Inteligjenca Artificiale, bota imagjinoi një të ardhme ku pikturat dhe skulpturat do të zhdukeshin shpejt, për t’i hapur rrugë një horizonti kryeveprash dixhitale, por gjërat nuk shkuan ashtu. Artistët kanë filluar të ngrenë pikëpyetje rreth kuptimit  të thellë të digjitalizimit, duke vënë në praktikë, në vend të sigurive optimiste, një qëndrim dyshues dhe reflektues.

Iniciativa, e ndërmarrë nga Institutet Italiane të Kulturës së Beogradit, Bukureshtit dhe Tiranës, dhe e kuruar nga Spazio Taverna, është pjesë e një projekti më të gjerë të diplomacisë kulturore, i cili synon forcimin e lidhjeve midis Italisë dhe vendeve të Ballkanit përmes artit bashkëkohor.

Krahas ekspozitës është botuar një katalog dygjuhësh, i pasur me intervista me shkrimtarë, filozofë dhe intelektualë të sugjeruar nga artistët, me qëllim eksplorimin e tematikave të nxjerra nga veprat, edhe nga pikëpamja teorike.

“Pritja e veprave të dhjetë artistëve të rinj, nga Italia dhe Ballkani, dhe ndalja tek reflektimet e tyre mbi marrëdhëniet mes artit dhe teknologjive digjitale, na ndihmon të kuptojmë jo vetëm ndikimin që teknologjitë kanë mbi krijimtarinë, por edhe mbi ndërtimin e identitetit dhe marrëdhënieve tona ndërpersonale. Ekspozita synon të përballë zërat italianë dhe ballkanikë në një debat të ngutshëm dhe të nevojshëm, me qëllim gjetjen e një ekuilibri të duhur mes inovacionit teknik dhe vlerave humaniste të rrënjosura kaq thellë në traditën kulturore italiane”, shprehet drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro Ruggera.

Çelja e ekspozitës në Prizren është pjesë e projektit ITALIA DIGITALE, i promovuar nga Instituti Italian i Kulturës dhe i përfshirë në programin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, të quajtur “Kryeqytetet e Krijimtarisë italiane në botë”, një projekt që synon përmes krijimtarisë dhe inovacionit, prezantimin e gjuhëve dhe rrymave të reja shprehëse, që po transformojnë peizazhin kulturor.

Artistët e përfshirë vijnë nga Shqipëria, Italia, Kosova, Rumania dhe Serbia dhe janë: Sanja Anđelković, Federica Di Pietrantonio, Alessandro Giannì, Laureta Hajrullahu, Ledia Kostandini, Numero Cromatico, Alice Paltrinieri, Ginevra Petrozzi, Jacopo Rinaldi, Mădălina Zaharia.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Ambasadan e Italisë në Prishtine dhe Autostrada Bienale në Prizren