Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

ADI Design Index – Video Performance I Fundi i Verës! – End of summer!

Me rastin e Tirana Design Week 2019 (Universiteti Polis), Instituti Italian i Kulturës dhe Shoqata për Dizajn Industrial (ADI) organizojnë prezantimin në një video performance të përafërsisht 40 imazheve të produkteve më të mira të dizajnit italian. Do të jetë e pranishme arkitektja Patrizia Di Costanzo, Nënkryetare e ADI Lazio, Këshillit Drejtues të ADI Nazional, CdA Fondazione Compasso d’Oro ADI.

Përzgjedhja e videove, e kuruar nga designer Marco Pietrosante (i Komitetit shkencor për zgjedhjen përfundimtare të ADI Index) përfshin produktet më të mira të dizajnit italian për secilën kategori produktesh, kërkime teoriko-kritike, kërkime të procesit dhe biznesit, shërbime, nisma sociale. Produkte që dallohen për origjinalitet dhe risi funksionale dhe tipologjike, për proceset e prodhimit të miratuar, për materialet e përdorura, për sintezën formale. Vëmendje e veçantë i kushtohet produkteve që shprehin respekt për mjedisin, vlerën publike dhe sociale, kujdesin për përdorshmërinë, ndërveprimin e Design for all. Vetëm produktet e zgjedhura në ADI Design Index mund të marrin pjesë në Compasso d’Oro ADI, një çmim i themeluar në vitin 1954: çmimi më i vjetër, por mbi të gjitha, Çmimi më i rëndësishëm botëror i dizajnit. Që nga edicioni 2019, ADI Design Index ka rezervuar një seksion të veçantë për produktet dhe shërbimet e dizajnuara dhe të prodhuara në çdo vend të botës. Produkteve të përzgjedhura u kushtohet një seksion në edicioni vijues të Compasso d’Oro: ADI Compasso d’Oro International Award ( http://www.adi-design.org/adi-design-index.html ).

Është hera e parë që një përzgjedhje e ADI Design Index prezantohet me një video performance dhe po aq unik është vendi ku zhvillohet: oborri i brendshëm i Universitetit Politeknik të Tiranës, ndërtesa ikonë e arkitekturës italiane në Tiranë.

Eventi do të pasohet nga performanca e një DJ set me artisten kosovare Oda Haliti, e shoqëruar nga muzikantë dhe balerinë. Partner të aktivitetit: Universiteti Polis, Universiteti Politeknik i Tiranës, ICE Tirana, Hemingway Fan Club Albania, Sophie coffe and snack

  • Organizuar nga: IIC di Tirana , ADI, Università Polis Tirana
  • Ne bashkepunim me: Univ. Politecnica di Tirana, Hemingway Fun Club