Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

9 – Kinemaja e Re Paradiso me regji të Giuseppe Tornatore – 10 Netët e Kinemasë italiane

Kinemaja e Re Paradiso me regji të Giuseppe Tornatore

Komedi, 157’, Itali 1988

25 Korrik 2017, ora 21

@Reja e Fujimoto – www.reja.al

 

Çmimi Oscar si Filmi më i mirë i huaj, David di Donatello si Muzika më e mirë për Ennio Morricone, Golden Globe si Filmi më i mirë i Huaj dhe Çmimi i Madh Special i Jurisë në Festivalin e Cannes

Në një qytet të vogël në Sicilia-n e pas Luftës së Dytë Botërore, Totò si fëmijë që është ka një pasion të madh për artin e shtatë. Kinemaja Paradiso është shtëpia e tij e dytë kjo edhe në sajë të miqësisë e tij me projektuesin Alfredo. Pas një zjarri që verbon Alfredo-n dhe me një kinema të rindërtuar, Totò do të marrë vendin e tij. Por e ardhmja e tij është që të bëjë filma, jo t’i projektojë ata. Edhe pse dashuria për Elena-n do ta bëjë të qëndrojë përgjithmonë në qytet, rrethanat (dhe jo vetëm) do ta shtyjnë atë diku tjetër.

Me Philippe Noiret, Salvatore Cascio, Marco Leonardi, Jacques Perrin, Agnese Nano.

Skenari: Giuseppe Tornatore

Fotografia: Blasco Giurato

Montazhi: Mario Morra

Muzika: Ennio Morricone

Duke qenë se nuk ka qenë e mundur të gjenden mbajtësit e të drejtave, Instituti është në dispozicion për kërkesa përkatëse të mundshme.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura
  • Ne bashkepunim me: Comune di Tirana