10 NETËT E KINEMASË ITALIANE – Mbrëmja e nëntë
E mërkurë 26 gusht 2015, ora 21.00 Teatri i Hapur i Universitetit të Arteve – Tiranë Hyrja e lirë TOKA JONË nga Giulio Manfredonia Komedi, 100′, titra në gjuhën shqipe, Itali 2014Nicola Sansone zotëron një fermë në jug të Italisë që është konfiskuar nga Shteti dhe dhënë një kooperative, që nuk po mundet ta çojë përpara aktivitetin. Për këtë arsye është dërguar Filippo, një njeri i cili prej vitesh punon kundër mafies në një zyrë në Veri dhe i papërgatitur për t’u marrë me “fushën”. Janë të shumta pengesat që Filippo has dhe shpesh duhet t’i rezistojë impulsit për të hequr dorë nga gjithçka: e pengon ndjenja e sfidës dhe dinamika e çuditshme e kësaj kooperativës prej njerëzish të pazakontë me të cilët po afeksionohet, sidomos me Cosimo-n ish-puntorin e bosit dhe Rossana-n, vajzën e bukur dhe të vendosur e cila ndoshta ka një të kaluar të shpenguar. Në një ndryshim rolesh, midis sabotazhesh dhe prapaskenash, sapo gjërat fillojnë të shkojnë mirë, bosin Nicola Sansone e kalojnë në arrest shtëpie. Do të triumfojë vallë antimafia?Filmi do të paraprihet nga shfaqja e: Ana di Ani Meziri (17’22”) . Nën kujdesin e Për më shumë informacion: https://www.facebook.com/pages/10-Net%C3%ABt-e-Kinemas%C3%AB-Italiane/378375392370286?fref=ts