Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Gianluca Petrella Cosmic Renaissance – Mitrovica International Jazz Days

Post

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë, në bashkëpunim me DMitrovica International Jazz Days, Gianluca Petrella Cosmic Renaissance, kuintet i udhëhequr nga një prej muzikantëve më inovativë në skenën bashkëkohore.
Trombonisti, kompozitori dhe producenti, Gianluca Petrella është një figurë kyçe e xhazit ndërkombëtar, një forcë e vërtetë krijuese e aftë të përshkojë dhe të rikrijojë gjuhë, stile dhe zhanre.

Në Mitrovica, ai prezanton Cosmic Renaissance, një projekt i frymëzuar nga muzika vizionare e Sun Ra, duke ndërthurur xhazin, ektronikën, afrofuturizmin dhe tingujt tribalë, në një hartë zanore që bashkon të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Një udhëtim përtej kufijve të xhazit tradicional, për të zbuluar një univers muzikor në zgjerim të vazhdueshëm: një përvojë përfshirëse, mes spektrave ekzotikë dhe “ikjeve” të befta.

Kuinteti përbëhet nga Gianluca Petrella (trombon, elektronikë), Mirco Rubegni (trombë), Simone Padovani (perkusion), Federico Scettri (bateri) dhe Michele Papadia (tastierë).

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Mitrovica International Jazz Days, Ambasada e Italisë në Prishtinë