Pafsh ëndrra të bukura! me regji të Marco Bellocchio
Dramë, 134’, Itali, Francë 2016
18 Korrik 2017, ora 21
@Reja e Fujimoto – www.reja.al
David di Donatello: i nominuar si Filmi më i mirë, Regjia më e mirë për Marco Bellocchio, Aktori më i mirë për Valerio Mastandrea.
Kjo është historia e një të vërtete të vështirë për t’u kërkuar dhe në të njëjtën kohë e një frike për ta zbuluar atë. Në mëngjesin e 31 dhjetorit 1969, Massimo, vetëm nëntë vjeç, humbet nënën në rrethana misterioze duke refuzuar të pranojë humbjen e saj. Massimo rritet dhe bëhet një gazetar. Pas kthimit nga Lufta në Bosnjë, ku ishe dërguar nga gazeta e tij, takon Elisa-n, afërsia e të cilës do të ndihmojë Massimo-n të përballet me të vërtetën në lidhje me fëmijërinë dhe të kaluarën e tij e cila vazhdon ta përndjekë ende.
Filmi është marrë nga romani i Massimo Gramellini-t.
Me Valerio Mastandrea, Bérénice Bejo, Guido Caprino, Nicolò Cabras, Dario Dal Pero
Skenari: Marco Bellocchio, Edoardo Albinati, Valia Santella
Fotografia: Daniele Ciprì
Montazhi: Francesca Calvelli
Muzika: Carlo Crivelli