Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me TIFF (Tirana International Film Festival) ka kënaqësinë të prezantojë filmin e dytë të programit të përzgjedhur kushtuar kremtimit të njëqindvjetorit të një prej figurave më ikonike në historinë e kinemasë: Marcello Mastroianni, i lindur më 28 shtator 1924:
8½ i Federico Fellini
Me: Marcello Mastroianni, Claudia Cardinale, Anouk Aimée, Sandra Milo, Barbara Steele, Madeleine LeBeau, Mario Pisu, Caterina Boratto, Eddra Gate, Guido Alberti, Giuditta Rissone, Annibale Ninchi, Mario Conocchia, Elisabetta Catalano.
Dramë, – Itali/Francë 1963 l 138′
8½ është një film i vitit 1963, me regji dhe skenar të përbashkët nga Federico Fellini. Filmi fitoi, mes çmimeve të tjera, çmimin Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj dhe kostumet më të mira në vitin 1964.
Filmi shikon si protagonist Marcello Mastroianni-n në rolin e Guido Anselmi-t, një regjisor kinematografik rreth të dyzetave, i cili kalon një periudhë pushimi në një qendër banjash termale. Ky pushim i detyruar rezulton në një lloj bilanci të përgjithshëm të ekzistencës së tij: një bilanc i përbërë nga marrëdhëniet me personazhe të vërtetë, por edhe nga fantazira, kujtime, ëndrra, të cilat papritmas ndërthuren me ngjarjet konkrete të ditëve e netëve të tij. Pjesë e ëndrrave janë babai dhe nëna, të ndarë nga jeta vite më parë, me të cilët protagonisti flet me butësi, sikur të ishin aty me të. Frika nga pleqëria dhe vdekja i zbulohen përmes imazheve në të cilat Guido e sheh veten të vdekur, ndërsa jeta vazhdon rreth tij pa të, ndërkohë që gratë “e tij” rigjejnë sërish buzëqeshjen. Dhe e gjithë kjo vetëm sa e bën të ndërgjegjshëm për pështjellimin që mbart në vete prej vitesh, por që rutina e përditëshme dhe puna, kishin arriur ta fshihnin pjesërisht.
24.09.2024 në Kinema Millennium