Davide di Donatello si Filmi më i Mirë – festivali i Kinemasë në Venezia: Nomination Luani i Artë për Mario Martone
10 NETËT E KINEMASË ITALIANE – Mbrëmja e pestë
30 korrik 2015, ora 21.00 Teatri i Hapur i Universitetit të Arteve – Tiranë Hyrja e lirë
NE BESONIM nga Mario Martone
Dramë , 170′, me titra në shqip, Itali/Francë 2009
Tre djem nga jug i Italisë, pas represionit të ashpër borbon të trazirave të vitit 1828 ku përfshihen edhe familjet e tyre, vendosin t’i bashkohen Italisë së re të Giuseppe Mazzini-t. Nëpërmjet katër episodeve, që lidhen me po aq faqe të fshehura të procesit të Rilindjes për Bashkimin e Italisë, jetët e Domenico-s, Angelo-s dhe Salvatore-s do të shënohen tragjikisht nga misioni i tyre konspirativ dhe revolucionar, të balancuara mes ashpërsisë morale dhe instinktit vrasës, shpirtit të sakrificës dhe frikës, burgut dhe klandestinitetit, idealeve dhe zhgënjimeve politike.
Në sfond, historia e çuditshme e lindjes së vendit, e konflikteve të paepura mes ˝baballarëve të atdheut”, të përçarjes mes veriut dhe jugut, të rrënjëve të shtrembëruar mbi të cilat po zhvillohet Italia ku jetojmë.
Me Luigi Lo Cascio, Valerio Binasco, Francesca Inaudi, Andrea Bosca, Edoardo Natoli
Filmi do të paraprihet nga shfaqja e: Ajo Ditë di Zamir Kamberi (07′ 28″) Nën kujdesin e Për më shumë informacion: https://www.facebook.com/pages/10-Net%C3%ABt-e-Kinemas%C3%AB-Italiane/378375392370286?fref=ts