Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

ATLANTIDE nga Yuri Ancarani – ITALIAN SCREENS

Disco Boy

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Sektorin Audioviziv të Ministrisë së Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Akademinë e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello, së bashku me Ambasadën Italiane në Shqipëri, ka kënaqësinë të paraqesë edicionin e dytë të ITALIAN SCREENS.

Dita V

ATLANTIDE nga Yuri Ancarani

Me: Daniele Barison, Maila Dabalà, Bianka Berenyi, Jacopo Torcellan

Dramë l Itali 2021 l 104′

Proiezione nell’ambito della rassegna Annotazione Video dedicata alla video arte articolata in una serie di incontri con alcuni dei protagonisti dell’arte contemporanea italiana ed albanese che hanno come medium comune il video. Il progetto è curato da Stefano Romano.

Filmi do të shfaqet në kuadër të Annotazione Video, kushtuar video artit e ndarë në një sërë takimesh me disa nga protagonistët e artit bashkëkohor italian dhe shqiptar që kanë si fill të përbashkët videon. Projekti është kuruar nga Stefano Romano.

Daniele është një i ri nga Sant’Erasmo, një ishull në lagunën e Venecias. Ai jeton me ç’të mundet dhe ndjehet i lënë pas dore nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët bashkëndajnë orë intensive gjatë kohës së lirë, që shpalosen më së miri tek varkat: një kult i përqendruar tek zhvillimi i motorëve gjithnjë e më të fuqishëm, të cilët i shndërrojnë motoskafët e vegjël, në makina të rrezikshme garash. Daniele gjithashtu ëndërron të ketë një varkë kampione, e cila do ta çojë atë në krye të renditjes. Por gjithçka që bën për të realizuar ëndrrën e tij dhe për të fituar respektin e të tjerëve, përfundon duke iu kthyer kundra  në mënyrë tragjike. Degradimi që ndikon tek marrëdhëniet, mjedisi dhe praktikat e një brezi “të nxjerrë në breg”, vërehet përmes syve të peizazhit të pakohshëm të Venecias. Pika pa kthim është mbetje e një historie marrëzie dhe maskilizmi, e dhunshme dhe e paracaktuar për dështim, e cila shpërthen, duke e tërhequr zvarrë qytetin fantazmë në një mbytje psikedelike.

Filmi do të ndiqet nga një bashkëbisedim mes artistit Yuri Ancarani dhe kuratorit të Annotazione Video, Stefano Romano.

Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë për thellimin e marrëdhënieve kulturore midis Italisë dhe Shqipërisë, të realizuar nga Cinecittà për DGCA të Ministrisë së Kulturës me qëllim nxitjen e mundësive të takimit mes producentëve, distributorëve dhe krijuesve të dy vendeve.

19.04.2024 ora 19:00

Kinema Millennium – Tirana (Rruga Murat Toptani)

Hyrja e lirë

Në italisht me titra në anglisht

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë