Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Sektorin Audioviziv të Ministrisë së Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Akademinë e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello, së bashku me Ambasadën Italiane në Shqipëri, ka kënaqësinë të paraqesë edicionin e dytë të ITALIAN SCREENS.
Dita IV
DISCO BOY nga Giacomo Abruzzese
Me: Franz Rogowski, Morr Ndiaye, Laetitia Ky, Leon Lucev, Matteo Olivetti, Robert Wieckiewicz, Mutamba Kalonji, Michal Balicki.
Drammatico l Francia/Italia/Belgio/Polonia 2023 l 91′
Pas një udhëtimi të vështirë nëpër Evropë, Aleksei mbërrin në Paris për t’iu bashkuar Legjionit të Huaj Francez, një trupë ushtarake shumë e përzgjedhur që lejon çdo të huaj, edhe pa dokumente, të marrë pasaportën franceze. Në deltën e Nigerit, Jomo lufton kundër kompanive të naftës, të cilat kërcënojnë mbijetesën e fshatit të tij. Nga ana tjetër, motra e tij Udoka, ëndërron të largohet, duke e ditur se tashmë aty gjithçka ka humbur.
Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë për thellimin e marrëdhënieve kulturore midis Italisë dhe Shqipërisë, të realizuar nga Cinecittà për DGCA të Ministrisë së Kulturës me qëllim nxitjen e mundësive të takimit mes producentëve, distributorëve dhe krijuesve të dy vendeve.
18.04.2024 ora 19:00
Kinema Millennium – Tirana (Rruga Murat Toptani)
Hyrja e lirë
Në gjuhën origjinale me titra në italisht