I realizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe Harabel Contemporary Art Platform.
Artisti italian Eugenio Tibaldi që prej muajit korrik 2018 e deri në mars 2019 ka ideuar një projekt që do të ekspozohet në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve në Tiranë nga 11 deri më 31 mars 2019. Titulli i referohet një epoke historike shumë të saktë dhe sugjeron të tentohet të festohet, por për ta bërë këtë, ne nuk duhet të jemi vetëm. Dhe pikërisht për këtë arsye artisti ka vendosur të realizojë projektin përmes një metode laboratorike.
Duke filluar nga ndarja e metodologjisë së saj dhe duke propozuar një teme të përbashkët për të punuar, veprat në ekspozitë janë rezultat i bashkëpunimit ndërmjet artistëve të rinj shqiptarë të cilët iu përgjigjën open call. Duke filluar nga vizita e parë e Tibaldit në Shqipëri në tetor të vitit 2018 dhe me rastin e Ditës Bashkëkohore, pjesëmarrësit në projekt kanë ecur, fotografuar, biseduar, analizuar, organizuar dhe prodhuar vepra nga të cilat del reflektimi i tridhjetë viteve të ndryshimit të qytetit të Tiranës nga 1989 deri më sot.
Projekti është rezultat i një përzierjeje të shikimeve duke filluar nga ajo e artistit italian i cili i përket një brezi të mëparshëm dhe i integruar me atë të atyre – pjesëmarrësit e workshop – që u rritën në Shqipërinë post-socialiste dhe jetonin vendin në kohën e tyre të përditshme. Qyteti i Tiranës, në veçoritë e tij arkitektonike, bëhet një skenar që ofron papërsosmëritë, foldat dhe nuancat që vështirë se futen në sistem si rrëfime të vogla. Të shkatëruara nga makro-historia na shpëtojnë, por, siç sugjeron Tibaldi, ato bëhen elemente pjesëmarrëse në gjendje të tregojnë ndryshimin.
Eugenio Tibaldi (1977)
Artist gjithmonë i tërhequr nga dinamika e zonave margjinale. I lindur në Alba CN, në vitin 2000 u zhvendos në hinterland të Napolit, ku filloi një punë që heton estetikën joformale dhe gjurmon një lloj harte të informalitetit. Margjinalja e kuptuar si një kusht shpesh më mendor sesa gjeografik. Margjinalja e kuptuar si e vetmja gjendje vërtet e aftë për të gjeneruar mundësi alternative, nivele të tjera të leximit shoqëror, larg reflektorëve të qendrave formale për të detyruar tesutet estetike për të krijuar raste të reja të mundshme evolutive. Në këto vite ka punuar në Stamboll, Kajro, Romë, Selanik, Berlin, Verona, Bukuresht, Torino, Karakas, Bruksel, Tiranë.
Ndër ekspozitat : Fondacioni Sandretto Re Rebaudengo, Torino, (2007), Manifesta 7, Bolzano (2008), International Centre of Contemporary Art, Bucarest (2009), Museo Madre, Napoli (2010) Thessaloniki Biennale of Contemporary Art (2013), XII Biennale de L’Avana (2015), Museo Ettore Fico, Torino (2016), Palazzo del Quirinale(2017), Museum MCDA Manila, (2017), IIC new York (2017), Museo MAXXI, Roma (2018), MuMi Museo Michetti 2019. Është nderuar kohët e fundit me çmim me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Leonardo da Vinçit me blerjen e instalacionit të tij në një koleksion të përhershëm në Muzeun e 900 në Milano. Ka frekuentuar Artists Research Laboratory të Fondacionit Antonio Ratti (CSVA) , Fondacioni Antonio Ratti, Como, Domus Academy Istanbul, ka qenë Affiliated Fellowship pranë l’American Academy di Roma. Veprat e tij ekspozohen në institucionet publike dhe private në Itali dhe jashtë saj.
Përurimi: 11 Mars 2019, ora 18
Universiteti i Arteve, Galeria FAB
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me: 31.03.2019
Orari: 10.00 – 13.30 / 17.00 – 20.00