Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

PRISHTINË l Prezantimi i librit të përkthyer në shqip “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” i Primo Levi

Copertina_Libro P.Levi

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe Shtëpinë Botuese Dukagjini, kanë kënaqësinë të prezantojnë botimin në shqip të librit “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” të Primo Levit, përkthyer nga Aida Baro.

Libri do të prezantohet nga Profesor Fabio Levi, President i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Primo Levi.

“Të mbyturit dhe të shpëtuarit” është një libër me ese nga Primo Levi.

E shkruar në 1986, vepra e fundit e autorit, është një analizë e universit të kampit të përqendrimit, që autori kryen duke filluar nga përvoja e tij personale si i burgosur i kampit nazist të shfarosjes të Aushvicit dhe duke zgjeruar krahasimin me përvoja të ngjashme në historinë e fundit, duke përfshirë gulagët sovjetikë. Rrëfimi përshkruan me kthjelltësi dhe shkëputje – pavarësisht se ka pasur përvojë të drejtpërdrejtë – mekanizmat që çojnë në krijimin e “zonave gri” të pushtetit midis shtypësve dhe të shtypurve, korrupsionin ekonomik dhe moral të njerëzve që jetojnë në sistemet e kampeve të përqendrimit, qëllimet dhe përdorimet politike e sociale të këtyre sistemeve, si dhe përsëritjen e dinamikave të ngjashme të sjelljes në realitetet e sotëm. Në faqet e tij konvergojnë ankthet e pafundme që pushtuan mendjen e Levit gjatë periudhës së fundit të jetës së tij: zbehja e kujtimit të Aushvicit, që duket se përkon me anulimin e identitetit të tij; mungesa e njohurive dhe e kujtesës historike tek të rinjtë e takuar në shkolla, të cilët e mirëpresin dëshminë e tij me skepticizëm thjeshtues, si një histori që i përket kohërave të largëta; dalja e historianëve mohues dhe revizionistë, të cilët vënë në dyshim ekzistencën ose specifikat e shfarosjes së hebrenjve dhe kampeve të përqendrimit; së fundi, mungesa e tolarancës ndaj retorikës që ngurtëson figurat e viktimave dhe xhelatëve në rolet e tyre përkatëse.

Libri njihet si një vepër shumë e lartë mbi natyrën e së keqes dhe natyrën e njeriut.

Fabio Levi (1949), është profesor nderi i Historisë Bashkëkohore në Universitetin e Torinos. Ai është aktualisht president i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Primo Levi, të cilën e ndihmoi për ta themeluar në vitin 2009 dhe drejtoi për tre mandate. Në fazën e parë të karrierës së tij shkencore, ai u mor në thelb me historinë shoqërore dhe atë të industrisë. Që nga fundi i viteve 1980, duke ndihmuar në fillimin e një linje të re kërkimi që deri atëherë ishte lënë plotësisht pas dore, ai studioi veçanërisht ngjarjet e persekutimit anti-hebre në Itali, duke botuar, në bashkëpunim të zellshëm me botuesin Zamorani, libra të ndryshëm mbi këtë temë. Disa syresh: L’ebreo in oggetto. L’applicazione della normativa antiebraica a Torino 1938-1943 (1991), L’identità imposta. Un padre ebreo di fronte alle leggi razziali di Mussolini (1996), La persecuzione antiebraica dal fascismo al dopoguerra (2009). Le case e le cose. Persekutimi i hebrenjve të Torinos në dokumentat EGELI. 1938-1945 (1998), botuar në emër të Arkivit Historik të Compagnia di San Paolo, propozoi në vitin 1998 rezultatet e kërkimit të parë në Itali mbi persekutimin e hebrenjve italianë nga pikëpamja ekonomike. Më pas, botoi për Feltrinellin, In viaggio con Alex, biografia e themeluesit të Verdit në Itali, Alexander Langer dhe për Il Mulino, Un mondo a parte, kushtuar universit të verbërisë. Për Einaudin, së bashku me Domenico Scarpa, redaktoi librin e Primo Levi dhe Leonardo De Benedetti, Cosi fu Auschwitz. Dëshmitë 1945-1986, si dhe përmbledhjen me tregime nga Primo Levi Auschwitz città tranquilla. Në vitin 2019, përsëri nga Einaudi  Dialoghi, u publikua decima Lezione Primo Levi dhe, i redaktuar së bashku me Domenico Scarpa, i gjithë koleksioni i Leksioneve Primo Levi nga Mondadori. Vëllimi i tij i fundit, i publikuar këtë vit në kolanën Centro Primo Levi, është botuar nga Zamorani: Primo Levi LAB. Në Torino, një shtëpi.

Insieme a Domenico Scarpa ha curato per Einaudi il libro di Primo Levi e Leonardo De Benedetti, Così fu Auschwitz. Testimonianze 1945-1986 e la raccolta di racconti sempre di Primo Levi Auschwitz città tranquilla. Nel 2019 sono usciti, ancora da Einaudi Dialoghi, decima Lezione Primo Levi, e, curata insieme con Domenico Scarpa, l’intera raccolta delle Lezioni Primo Levi da Mondadori. Ultimo suo volume, uscito quest’anno nella collana del Centro Primo Levi Questo edita presso Zamorani: Primo Levi LAB. A Torino, una casa.

Libraria Dukagjini

Bulevardi “Nënë Terezë”, 87 – Prishtinë

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Ambasada Italiane në Prishtinë dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Libraria Dukagjini