Praktikë studimi dhe krijimi koreografik me të rinjtë e Universitetit të Arteve të Tiranës kushtuar dyqind vjetorit të botimit të “Pafundësia” e të madhit Giacomo Leopardi. Titulli risjell një nga krijimet e para të “Pafundësia”, ku ndër rreshtat e para Leopardi shkruan se barriera pengon të shikosh përtej “kufirit qiellor”, duke e bërë më pas, në versionin përfundimtar, “horizonti i fundit”.
Kufiri qiellor është pikërisht prespektiva, masa, takimi dhe bashkimi midis fundit dhe pafundësisë, tema kyçe të Kantos leopardiane, sepse ajo që poeti nuk sheh dhe imagjinon është rezultat i marrëdhënies midis të padukshmes së peizazhit jashtë vetes dhe të padukshmes së peizazhit brenda vetes, që dëshira e bën të dukshme ose të paktën me hije, të dukshme nëpër të.
Kjo linjë kufiri do të hetohet përmes figurave dhe lëvizjeve të trupave të tyre, të vështrimeve të tyre, që janë sytë e trupit, vështrime drejt spektatorëve, projeksion drejt botës së jashtme, kërkesë për leje kohës, dashuri kozmike dhe dëshirë korale.
Zgjedhjet muzikore rimarrin lidhjen midis Leopardit dhe Chopin dhe një interpretim lirik të poezisë muzikore nga Gaetano Braga.
E KUFIRIT TË KALTËR
Regjia dhe koreografia Simona Perrella
Balerinë Studentët e vitit të parë të Universitetit të Arteve të Tiranës
Muzika Tim Hecker, Frédéric Chopin, Gaetano Braga
Videoprojektimi Fotografi të Simona Perrella (nga projekti “Anatomie in volo”)
Në skenë më 15 prill ora 19 pranë Sallës së madhe (Universiteti i Arteve, Tiranë)
“Çdo gjë është materiale në mendjen dhe kapacitetin tonë.
Intelekti ynë nuk mund të bëjë asgjë pa fjalë,
sepse fjala është pothuajse trupi i idesë
më abstraktja”.
G. L., Zibaldone 1657