Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Bashkinë e Tiranës prezantojnë edicionin e dytë të shfaqjes kinematografike verore me titull 10 Netë të Kinemasë Italianë.
Festivali do të fillojë më 30 maj 2017 dhe për dhjetë të marta rresht do të shfaqen, pranë instalacionit Reja, filma italianë në gjuhën origjinale me titra në gjuhën shqipe.
Nisma, e frymëzuar nga i njëjti shpirt që gjallërojë mbrëmjet e edicionit të parë, synon të ofrojë një mundësi për t’u takuar dhe argëtuar, për të rinj dhe të vjetër, që do të qëndrojnë në qytet gjatë verës me qëllim që të promovojë kinemanë bashkëkohore italiane pothuajse jo e pranishme gjatë pjesës tjetër të vitit në kinema.
Pjesëmarrja do të jetë e lirë për këdo që dëshiron të marrë pjesë dhe të kalojë mbrëmje të këndshme në shoqërinë e kinemasë së bukur italiane.
Filmat në programacion për edicionin e këtij viti, janë të llojit dramatik dhe komedi. Midis filma të zgjedhur duam të kujtojmë E thërrisnin Jeeg Robot fitues i Nastri d’Argento dhe shtatë David di Donatello, Kinemaja e re Paradiso nga Giuseppe Tornatore, një evergreen i cili ka fituar, ndër të tjera, Çmimin Oscar si Filmi më i Mirë i Huaj. Të shumtë janë filmat që kanë marrë disa nominime në David di Donatello, si Më falni që ekzistoj! me Paola Cortellesi dhe Raul Bova, Shiko ëndrra të bukura i Marco Bellocchio, bazuar në romanin me të njëjtin titull të Massimo Gramellini, dhe Karrigia e lumturisë, vepra e fundit e Carlo Mazzacurati para vdekjes së tij të parakohshme. I fundit por jo më pak i rëndësishëm E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku, bazuar në veprë me të njëjtin titull të shkrimtarit, në atë kohe ende i ri, Alessandro d’Avenia, një roman që shpejt u bë një sukses ndërkombëtar, duke arritur në një milion kopje të shitura dhe njëzet e dy përkthime në 2017. Përmbledhja përfshin gjithashtu shfaqjen e filmit dokumentar Askush nuk do të më gjejë i Egidio Eronico frymëzuar nga figura e fizikantit italian Ettore Majorana zhdukja e papritur dhe e pashpjegueshme e të cilit nuk e ka ndalur së krijuari pyetje ende sot, pas dekadash.
Kalendari i shfaqjeve kinematografike:
30 maj 2017 – Dashtë Zoti, me regji të Edoardo Falcone
6 qershor 2017 – E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku, me regji të Giorgio Campiotti
13 qershor 2017 – E therrisnin Jeeg Robot, me regji të Gabriele Mainetti
20 qershor 2017 – Bukuroshët e babait me regji të Giudo Chiesa
27 qershor 2017 – Karrigia e lumturisë, me regji të Carlo Marzzacurati
4 korrik 2017 – Më falni që ekzistoj!, me regji të Riccardo Milani
11 korrik 2017 – Askush nuk do të më gjejë me regji të Egidio Eronico
18 korrik 2017 – Shiko ëndrra të bukura, me regji të Marco Bellocchio
25 korrik 2017 – Kinemaja e Re Paradiso, me regji të Giuseppe Tornatore
1 gusht 2017 – Italo, me regji të Alessia Scarso
Reja e Fujimoto – www.reja.al
Para Galerisë Kombëtare, Tiranë, Shqipëri