Në Muzeun Kombëtar të Tiranës Ekspozita “Mostra e workshop “The luxury of Italian style, home, hotel, living space” e firmosur nga Simone Micheli me krijimet e tij më të fundit, që synojnë inovacionin dhe shprehjen e stilit italian.
Të nesërmen më 11 dhjetor nga ora 10 deri më 17 në Sallën e Konferencave UNESCO – Muzeu Historik Kombëtar Tiranë do të ilustrohen udhëzimet për realizimin efektiv të projektit UNA LUXURY SUITE PER AQUATIO CAVE LUXUTY HOTEL & SPA. Gjatë shtjellimit Ark. Micheli do të japë këshilla thelbësore për zhvillimin e projektit.
Workshop-i u drejtohet të diplomuarve dhe studentëve të cilë po diplomohen në Arkitekturë dhe Interior Design që synojnë të thellojnë projektimin e hapësirave që lidhen me mikpritjen bashkëkohore duke ofruar mjetet që një projektues i mirë ka nevojë për të kapërcyer sfidat e tregut. Aktiviteti gjithashtu synon të jetë një mundësi interesante për të hyrë në kontakt me profesionistë dhe kompani italiane si dhe të mësohen sekretet e një studioje arkitekture të suksesshme.
www.simonemicheli.com
PËRURIMI 10 dhjetor h.16
Muzeu Historik Kombëtar
Sheshi Skënderbej,
10-20 dhjetor 2019: E martë /E shtunë h. 9-17, E dielë h. 9-14