Instituti i Enciklopedisë Italiane lind në Romë më 18 shkurt 1925, si Instituti Giovanni Treccani për botimin e Enciklopedisë Italiane dhe të Fjalorit Biografik të Italianëve, me nismën e industrialistit të tekstileve dhe senatorit të Mbretërisë, Giovanni Treccani degli Alfieri (1877-1961), i cili u bë edhe president i tij deri në vitin 1933, dhe të filozofit Giovanni Gentile (1875-1944).
Objektivi që i vunë vetes themeluesit e Institutit, ishte ai për t’iu përgjigjur, para së gjithash, nevojës për t’i dhënë edhe Italisë një enciklopedi të madhe kombëtare.
Të karakterizuara, që në fillimet e tyre, nga rigorozitet kritik dhe një analizë e thellë shkencore e kulturore, por edhe nga aftësia përmbledhëse dhe për të arritur një shpërndarje “të gjerë”, nga prania, ndër bashkëpunëtorët, e ekspertëve më të mëdhenj italianë e ndërkombëtarë në çdo fushë kërkimore, e, në të njëjtën kohë, nga ekuilibri midis disiplinave të ndryshme, në kohën e përhapjes së pakontrolluar të lajmeve dhe njohurive nga ana e world wide web, veprat Treccani, të botuara dhe në formë dixhitale, vazhdojnë të kenë një funksion të domosdoshëm filtrimi dhe vlerësimi që përbën detyrën më të rëndësishme të një shtëpie botuese dhe që përfaqëson, në të njëjtën kohë, një përparësi strategjike për kulturën e mijëvjeçarit të tretë.