Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Operas dhe Baletit të Tiranës për prodhimin e ri të operës së Gaetano Donizetti-t, Eliksiri i dashurisë. Në kastin e aktorëve përfshihen Jacopo Brusa, drejtues orkestre, Riccardo Canessa, regjisor (i mbështetur nga Instituti), dhe Alfredo Trosi, skenograf dhe kostumograf.
Eliksiri i dashurisë është një melodramë gazmoree me dy akte nga Gaetano Donizetti dhe me libret nga Felice Romani.
Personazhet:
Adina, një fermere e pasur dhe kapriçioze – soprano – Enkeleda Kamani (11,13) dhe Nina Muho (12,14)
Nemorino, një fermer, një i ri i thjeshtë i dashuruar me Adinën – tenor – Galeano Salas (11,13) dhe Matteo Mezzaro (12,14)
Belcore, një rreshter në detyrë në fshat – bariton – Davide Luciano (11,13) dhe Artur Vera (12,14)
Doktor Dulcamara, një mjek udhëtues – basso buffo – Gezim Myshketa (11,13) dhe Matteo D’Apolito (12,14)
Giannetta, një fshatare – soprano – Ana Tafani (11,12,13) dhe Greis Shametaj (14)
Fshatarë dhe fshatarka, ushtarë dhe muzikantë të regjimentit, një noter, dy shërbëtorë, një maur – kori
Ngjarjet zhvillohen në një fshat imagjinar të Vendeve të Ulta, në fund të shekullit të 18-të. Në hyrje të një ferme, pasi puna e korrjes ka mbaruar, fshatarë, burra dhe gra, pushojnë në hijen e një peme të madhe, ndërsa Adina e pasur dhe kapriçioze lexon me zë të lartë historinë e Tristanit dhe Izoldës dhe ilaçit fatal. Nemorino e shikon nga larg, e dashuron dhe do të donte t’i afrohej, por është shumë i turpshëm dhe nuk di të flasë. Dëgjohet një tingull daullesh dhe Belcore, një rreshter mburravec, shfaqet në krye të një njësie ushtarësh. Ai menjëherë fillon t’i vërdalloset Adinës, e cila me sa duket nuk është indiferente ndaj vëmendjes së tij. Nemorino, në kulmin e dëshpërimit, merr guximin t’i shprehë dashurinë, por ajo e refuzon. Ndërkohë, Dulcamara, një mjek sharlatan, mbërrin në fshat, duke lëvduar produktet e tij. Nemorino e pyet nëse mund t’i japë ilaçin magjik të mbretëreshës Izoldë, dhe Dulcamara menjëherë i shet “eliksirin” e tij të mrekullueshëm (që në fakt është një shishe verë e kuqe), duke e siguruar se do ta ndihmojë të fitojë zemrën e Adinës në më pak se njëzet e katër orë. Nemorino e zbraz shishen me një gllënjkë dhe menjëherë fillon të këndojë e të kërcejë, duke mos i kushtuar vëmendje Adinës. Vajza, e bezdisur nga sjellja e tij e çuditshme, pranon propozimet e Belcore-s dhe premton të martohet me të: por rreshteri duhet të largohet me njësinë e tij, kështu që dasma duhet të festohet menjëherë. Adina pranon, por as kjo nuk e shqetëson Nemorinon; sapo efekti i eliksirit zbehet, ai do të blejë një shishe tjetër, por është pa para dhe i dëshpëruar. Për fat të mirë, Belcore është i gatshëm ta rekrutojë; me ato para, Nemorino do të jetë në gjendje ta paguajë Dulcamarës. Por në këtë pikë, përhapet fjala se xhaxhai i të riut ka vdekur, duke lënë atë trashëgimtar të pasurisë . Të gjitha vajzat, përveç Adinës, e cila nuk di asgjë, tashmë aspirojnë të martohen me Nemorinon, i cili, duke parë gjithë atë admirimin, ia atribuon meritën Dulcamaras dhe eliksirit të tij. Kur Adina e sheh të joshur nga të gjitha vajzat e fshatit dhe mëson se ai u rekrutua në ushtri, gati të vdiste si ushtar, për të pasur paratë për të blerë ilaçin magjik, ajo preket dhe më në fund i rrëfen dashurinë e saj. Belcore pranon faktin e kryer, ndërsa Dulcamara mburret me eliksirin e tij të jashtëzakonshëm, përgjegjës për përfundimin e lumtur të historisë.
11 – 12 – 13 – 14.02.2026 ora 19:00
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
Biletat në shitje: çdo ditë 10:00 – 14:00 / 16:00 – 20:00