Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Bankës së Shqipërisë dhe 100-vjetorit të monedhës kombëtare shqiptare, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, përuron ekspozitën historike “Money Talks: 100 anni di vita ed eventi, Banca d’Albania (1925–2025)”.
Ekspozita, e organizuar në selinë historike nr. 2 të Bankës së Shqipërisë (ish Hotel Dajti), përshkon një shekull të historisë monetare dhe financiare të Vendit, përmes dokumenteve dhe objekteve me vlerë të vyer historike, të arshura kryesisht nga Arkivi Qendror Shtetëror i Romës.
Në zemër të projektit është historia e lindjes dhe zhvillimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe marrëdhënieve të saj me Italinë, në një dialog që ndërthur ekonominë, institucionet dhe historinë e përbashkët.
Projekti ekspozues, i konceptuar nga arkitektja Elisabetta Terragni, synon të transformojë trashëgiminë arkivore në një përvojë muzeale të arritshme dhe tërheqëse, të aftë t’i përcjellë publikut kompleksitetin dhe rëndësinë e njëqind viteve të jetës ekonomike dhe institucionale.
Ekspozita do të mbetet e hapur për publikun për gjashtë muaj, nga 20 janari deri më 20 korrik 2026, si një hapësirë kujtese, reflektimi dhe dije.
Përurimi: 20 janar 2026
Banka e Shqipërisë
Zyra Qendrore Nr.2 (ish Hotel Dajti)
Bulevardi Deshmorët e Kombit nr 3 Tiranë
E hapur për publikun deri më 20 korrik 2026
Informacion: muzeu@bankofalbania.org