Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Edicioni i IX-të i Festivalit të Jazz-it në Shkodër / 29 Gusht – 1 Shtator 2018

Në edicionin e këtij viti marrin pjesë edhe muzikantë italianë:

Paolo Marzocchi, pianist dhe kompozitor, me «East Side Story», koncert tërësisht i dedikuar tingullit të traditës së Evropës lindore. Në program bien në sy “Gjashtë Vallet popullore rumune” të Bartók dhe “Pesë këngë folk Shqiptare”: pesë melodi antike të traditës muzikore të qytetit të Shkodrës të transformuara në përpunime shumë komplekse në piano, në të cilat lajtmotiv mbeten gjallëria, freskia dhe ndjenja e melodive popullore.

29 Gusht Teatri Migjeni, Shkodër ora 20.00

Diego Borotti, saksofonist tenor, soprano. Aktiviteti me jazz-in e bën të bashkëpunojë me shumë jazz men me famë ndërkombëtare ndër të cilët Franco D’Andrea e Dado Moroni, Barney Kessel e John Patitucci, Steve Grossman e Enrico Rava, Flavio Boltro e Francois Jeanneau, në klube dhe festivale të shumtë në mëse 20 shtete për mbi 2000 koncerte.

Në Shkodër do të prezantohet me NU4tet, formacionin e tij më të fundit që lartëson traditën e madhe të saksofonit tenor në kuartet, duke pasuruar leksikun e bop-it bashkëkohor e duke ruajtur dashurinë për traditën.

31 Gusht, Sheshi Nënë Tereza, Shkodër ora 20.00

Për më shumë informacion: www.facebook.com/Shkodrajazzfestival/

  • Organizuar nga: Associazione Rrok Jakaj
  • Ne bashkepunim me: Comune di Scutari