Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ark. Luca Galofaro – Modele për qytetin

Për të vepruar me strategji në urbanistikë, arkitektura duhet të përcaktojë modelet. Të krijosh një model do të thotë të gjesh koherencën midis disa kombinimeve dhe pozicioneve fikse. Workshop-i ka për qëllim të ndërtojë një model imazhi nga një ndërtesë ekzistuese në qytet dhe të projektojë modelin e ri të bazuar në tipe ekzistues nëpërmjet një serie manipulimesh dhe transformimesh të cilësive të tyre formale e funksionale, me qëllimin për t’i zbuluar si një projekt për qytetin.

Arkitekt Luca Galofaro, është profesor i asociuar në Universitetin e Camerino-s, Shkolla e arkitekturës dhe design-it në Ascoli Piceno. Ndër themeluesit e studios IaN+, me të cilën ka marrë pjesë në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare, ndër to edhe edicionet e ndryshme të Bienales së Venezia-s. Ka fituar Medaljen e Artë të Trienales së Milano-s për veprën e parë më të mirë (2006) dhe ka qenë njëri nga finalistët e Aga Khan Award të vitit 2013. Ka dhënë lëndën Urban Design në UCL – The Bartlett School of Architecture në Londër si edhe ka qenë Visiting Professor në Ecole Spéciale d’Architecture në Paris e në Cornell University. Bashkëpunon me revistat “Arte e Critica” dhe “Divisare”, është autori i blogjeve The Booklist (www.the-booklist.com) e The Imagelist (www.the-imagelist.com). Në vitin 2015 është botuar libri An Atlas of Imagination i cili, në vitin 2016 është bërë ekspozitë. Një përzgjedhje e Atlasit të imagjinatës bëhet pjesë e koleksionit të Frac Center të Orléans. Në vitin 2016 themelon studion LGSMA

http://www.tiranaarchitectureweek.com/galofaro.html

  • Organizuar nga: Universita' Polis di Tirana
  • Ne bashkepunim me: IIC a Tirana