Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me European Union në Shqipëri, ka kënaqësinë të prezantojë një workshop shkrimi krijues me Dario Voltoni,si pjesë e Festivalit Europian të Letërsisë në Tiranë, i cili do të zhvillohet nga data 2 deri më 6 dhjetor 2025.
5 dhjetor 2025, ora 14:00 – 16:00
Europe House – Tiranë
Dario Voltoni do të drejtojë workshop-in e shkrimit krijues Natyrat e ndryshme të tregimit, ku do të lexohen dhe analizohen tregime të shkurtra shumë të ndryshme mes tyre, duke reflektuar mbi idetë nga të cilat mund të lindë një histori dhe format e shumta që mund të marrë. Regjistrimi i lirë këtu: urly.it/31caxq
Dario Voltolini (Torino, 1959) është autor i tregimeve të shkurtra, romaneve, radiodramave, teksteve të këngëve dhe libretove për teatër muzikor. Ai jep mësim në Akademinë Holden dhe redakton serinë italiane Pennisole për Hopefulmonster Editore. Librat e tij përfshijnë Una intesa metropolitana (1990), Rincorse (1994), Forme d’onda (1996), 10 (2000) dhe Primaverile (2001). Në vitin 2003, ai botoi I confini di Torino, një portret origjinal dhe magjepsës i qytetit ku jeton, i ndjekur nga Sotto i cieli d’Italia (2004, me Giulio Mozzi), “ Le scimmie sono inavvertitamente uscite dalla gabbia (2006), Foravìa (2010), Pacific Palisades (2017), Sedici passeggiate me Kumën” (2023) dhe Imaginations ( (2024, in Interdisciplinary Understandings of Active Imagination – The Special Legacy of C.G. Jung, redaktuar nga Chiara Tozzi).
FELT – edicioni II, ofron një program të zgjeruar dhe të larmishëm, duke paraqitur autorë dhe përkthyes të shquar nga vende të shumta të Bashkimit Europian. Përmes leximit, debateve, shfaqjeve artistike dhe seancave interaktive, festivali vazhdon të stimulojë dialogun mbi letërsinë bashkëkohore, duke trajtuar tema të tilla si identiteti, historia dhe ndryshimet shoqërore.