Bienalja e Venezia-s e Koreja
Opera dhome – porositur nga Biennalja e Venezia-s
Katër i Radës. Fundosja e Anijes
Një anije e vogël shqiptare, e tejmbushur me burra, gra e fëmijë, fundoset në mars të vitit 1997 pranë brigjeve italiane. Katër i Radës është përpjekja, nëpërmjet muzikës, për të çliruar universin njerëzor të atyre që përjetuan njërën nga shumë tragjeditë e Mesdheut.
Katër i Radës nuk do të jetë thjesht një vepër përkujtimore. Është më shumë një përpjekje, nëpërmjet muzikës, për të çliruar universin njerëzor të atyre që përjetuan njërën nga shumë tragjeditë e Mesdheut: atë të një anijeje të vogël shqiptare, të tejmbushur me burra, gra e fëmijë, e fundosur në marsin e vitit 1997 pranë brigjeve italiane. Në aktin e vetëm bëhen bashkë të mbyturit e të shpëtuarit, ata që mbijetuan e ata që humbën, zërat e mendimet e tyre e, mbi të gjitha, udhëtimi i tyre drejt errësirës, plot ankth e dëshira të pakta, ëndrra e frikëra, përhumbje, shfaqje, përkujtime të papritura (Alessandro Leogrande).
Musika Admir Shkurtaj – Libreti Alessandro Leogrande (marrë nga romani -reportazh Fundosja e Anijes, Feltrinelli 2011) me Regji nga Salvatore Tramacere – Nën drejtimin e Admir Shkurtaj