Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Masterclass – M˚ Giuseppe Nova Flauto

Masterclass për studentët e:

Liceun Artistik (Jordan Misja) Tiranë – 4 Tetor

Shkollës e Mesme Artistike (Jan Kukuzeli) Durrës – 5 Tetor

Giuseppe Nova – Njëri ndër flautistët italianë më të njohur të brezit të tij, në vijim të diplomimeve në Itali e Francë (Konservatori i Lartë i Lion-it) në Shkollën e shquar të Maxence Larrieu, ka debutuar, në vitin 1982, si solist me Orkestrën Simfonike cheap replica watches të RAI-t. Nga këtu nis një karrierë e ndritur që e ka çuar të mbajë koncerte dhe master Class në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Japoni, Kinë, duke u shfaqur në salla e festivale të famshëm si Suntory Hall e Tokyo, Parco della Musica në Romë, Konservatori i Pekinit, Kështjella Esterhàzy, Universiteti i Kyoto-s, Umbria Jazz, Akademia e Imola-s, Teatri Rudolfinum i Praga International Music Camp Seoul, Teatri Filarmonik i Verona-s. Solsit me Virtuozët e Pragës, Camerata Bohemica, Filarmoninë e Torino-s, Chesapeake Orchestra, Orchestre de Cannes Côte d’Azur, Thailand Philharmonic, Orkestra e Arenës së Verona-s, ka marrë pjesë në Festivale Ndërkombëtarë të dedikuar Flautit si edhe ka qenë pjesë e jurive në Konkurset Ndërkombëtarë të Flautit në Francë e Japoni. Mësues në Konservator, në Akademinë e Pescara-s, në Shkollën e Saluzzo-s, në Fondacionin Arts Academy të Romës si edhe Asistent në Konservatorin e Gjenevës, jep mësim në Fondacionin Muzikor të Aosta-s dhe është Visiting Artist i St. Mary’s College of Maryland, USA. Të shumta regjistrimet radio-televizive dhe në CD (disa prej të cilave gjenden edhe në iTunes) ndër të tjerët me Maxence Larrieu, Bruno Canino, Arnoldo Foà, Wolfgang Schulz, prej vitit 2005 inçizon për Camerata Tokyo Replica Ëatches.

Giuseppe Nova luan me nëj flaut të artë Powell 19.5 karatë, të ndërtuar posaçërisht për të.

www.giuseppenova.com

Prenotazione non più disponibile