Në datën 7 shtator në Tiranë një rrugë do të marrë emrin e shkrimtarit Alessandro Leogrande – ndarë nga jeta para kohe vitin e kaluar – në prani të kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj, botueses shqiptare të Leogrande – s Arlinda Dudaj, të Goffredo Fofi, Luigi De Luca të Teatrit Koreja , të shkrimtarit Ylljet Aliçka, të Valeria Parrella, të këshilltarit për kulturën e Rajonit të Puglia -s Loredana Capone dhe të Nicola Lagioia.
Alessandro Leogrande (Taranto, 20 maj 1977 – Romë, 26 nëntor 2017) ishte shkrimtar dhe gazetar italian. Ai ka shkruar për gazeta dhe revista të tilla si Internazionale, l’Unità, il manifesto, Panorama , il Riformista, Il Fatto Quotidiano, Una città, Nuovi Argomenti, Gli asini, La terra vista dalla luna, Pagina99, Minima&Moralia. Ka qenë opininist për Corriere del Mezzogiorno, kurator i insertit Fuoribordo për të përjavshmen “Page 99” dhe ka drejtuar transmetime për Radio 3 RAI dhe Radio Svizzera Italiana. Për dhjetë vjet ka qenë zëvendësdrejtor i mujores “Lo straniero” (i drejtuar nga Goffredo Fofi).
Prenotazione non più disponibile