Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Tirana Art Weekend 2025

TAWE25-Programme_web-225×300

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Albanian Visual Arts Network për edicionin e dytë të 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐚 𝐀𝐫𝐭 𝐖𝐞𝐞𝐤𝐞𝐧𝐝, duke mbështetur praninë e kuratorit Arnold Braho.

Nga 27 deri më 30 nëntor, Tirana do të transformohet në një galeri shumëfunksionale, të gjallëruar nga ekspozita, ndërhyrje urbane, performanca, lexime, shfaqje, biseda, muzikë dhe shumë më tepër!
Artistë, kuratorë, hapësira kulturore dhe dashamirës të artit: kjo është ftesa juaj për të marrë pjesë në katër ditë frymëzimi: TAWE25-Programme 

Arnold Braho, i lindur në vitin 1993, jeton në Milano, duke ushtruar profesionin si asistent kurator dhe kurator i pavarur. Përveç shkrimeve si kontribues për revista të ndryshme profesionale, ai është bashkëthemelues i platformës kuratoriale Sa.turn (mes botimeve, arteve vizuale dhe muzikës) dhe i kolektivit Provinciale11. Si kurator i pavarur, ai së fundmi prezantoi Racconti dalle Terre Piumate, një ekspozitë personale nga Pietro Fachini në Galerinë ArtNoble në Milano (2024), Não contes à mãe, një ekspozitë personale nga Delio Jasse në Galerinë Zet në Braga, Portugali (2023) dhe ekspozitën në grup Fare i conti con il rurale pranë Fondazione Arsenale në Iseo (2023). Si asistent kurator, ai ka marë pjesë në disa projekte ndërkombëtare të kuruara nga Marco Scotini, duke bashkëpunuar me institucione të ndryshme si Qendra për Art Modern Italian (NYC), Bienalja e 17-të e Stambollit, Villa Arson (Nice, FR), FM Centro per l’Arte Contemporanea (MI) dhe MAXXI në Romë.

  • Organizuar nga: Albanian Visual Arts Network
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kultures në Tiranë