Laborator i kërcimit bashkëkohor Il corpo, ponte di pratica, esperienza e memorie (Trupi, urë praktike, eksperience dhe kujtimesh) i drejtuar nga Simona Perrella me rastin e prezantimit të punës së saj koreografike solo lumen me lumen (realizuar falë mbështetjes së FIND 2017 Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit të Ri të Cagliari-t dhe prodhuar nga ASMED- Baleti i Sardegna-s) pjesë e programit të Albanian Dance Festival 2018
Trainimi për studentët e Universitetit të Arteve Tiranë do të bazohet në një shkëmbim të gjallë, energjik dhe kulturor, me qëllimin për të ndërtuar, nëpërmjet gjuhës së trupit, një urë shkëmbimi praktike dhe eksperience. Trainimi do të nisë me studimin e vetëdijes së trupit në hapësirë në raport me tërësinë, dendësinë, konsistencën dhe shkëmbimin e tij së bashku me trupat e tjerë e kështu, nëpërmjet stërvitjes së thjeshtë, të butë dhe efikase të një trupi të hollë, do të shkohet në studimin e elementëve të floor work dhe të release technique, ku “motori qendror” (legeni dhe shtylla kurrizore) do të drejtojë të kërkuarit e një lëvizjeje organike, fleksibël, të diktuar nga pesha reale e skeletit. Do të luhet me sekuencat gjithmonë e më dinamike në tokë, vertikalisht dhe në pasa, për të arritur në një terren eksperimentimi dhe ripërvetësimi të gjesteve dhe lëvizjeve të vjetra, arkeologjike, memoriale që shpesh jemi të detyruar të harrojmë për arsye nga më të ndryshmet.
Çdo student do të shoqërohet drejt të kërkuarit të një kërcimi personal, brenda një iter-i praktike kolektive dhe shkëmbimi ku veçantia e historisë së individit do të kompletohet në puzzle-in e një komuniteti.
Ajo çka urohet është që kjo ndjenjë komuniteti të ndezë, në balerinët dhe në ata që ndjekin kërcimin, një mundësi lehtësuese, shpenguese, hapjen e një faqeje të re për t’u shpikur e ngjyrosur.
Bashkëpunëtorë të këtij kërkimi do të jenë hapësira, ritmi, dinamika, identiteti i vërtetë i trupit, “kufijtë” dhe rrugët e mundshme për t’u përshkuar e, mbi të gjitha, frymëmarrja e gezueshme e studentëve dhe e qytetit, për të provuar eksperienca artistike të reja e nxitëse.
Stimuli i takimeve të reja, aromave të reja, ngjyrave dhe historive të reja dhe trupi do të jenë urë për përthithjen dhe pasjen e vizioneve të reja.
(Simona Perrella)