Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Pegi, ka kënaqësinë të prezantojë botimin në shqip të esesë Zërat e Parë të Italofonisë Shqiptare – Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Anilda Ibrahimi – nga Fabio M. Rocchi.
Autori do të bashkëbisedojë me Prof. Dhurata Shehri.
19.11.2025 ora 18:30
Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë
Hyrja e lir ë
Nën termin migrim italofonik të zonës së Ballkanit, janë mbledhur dëshmi të shumta letrare autentike dhe të dhimbshme, veçanërisht në dekadën e parë të viteve 2000, të ardhura nga një botë në shpërbërje e sipër.
Konfliktet etnike dhe gjeopolitike që përshkuan ato toka në fund të shekullit të kaluar, së bashku me depresionet pasuese të vona kapitaliste, çliruan zëra të shtyrë nga nevoja e ngutshme për të treguar historitë e tyre, në një përpjekje për të rindërtuar një identitet të ri dhe më kompleks për veten dhe gjeneratat e ardhëshme.
Brenda këtyre kufijve, letërsia në gjuhën italiane me origjinë shqipe përbën padyshim një fenomen të rëndësishëm. Gjatë dy dekadave, është shfaqur një listë kompakte autorësh, ende në zhvillim, me emra të shumtë dhe një bibliografi kritike mjaft të gjerë.
Faza e parë e asaj që duhet të konsiderohet si një lëvizje e vërtetë letrare përfaqësohet nga tre figura të jashtëzakonshme femërore, shkrimtare dhe intelektuale. Elvira Dones, Ornela Vorpsi dhe Anilda Ibrahimi dolën në skenë pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës dhe, histori pas historie, përvijuan një univers narrativ magjepsës dhe shumëplanësh, i larguar gjithnjë e më shumë nga pasojat e asaj traume kolektive dhe në vend të kësaj i futur progresivisht në një botë bashkëkohore të globalizuar.
Ky libër analizon veprat e tyre, në krahasim të ngushtë me tekstet, në një përpjekje për të dalluar origjinalitetin përkatës të imagjinatës.