KinKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë
Darka e Krishtlindjeve nga Marco Ponti
Regjia: Marco Ponti
Me: Riccardo Scamarcio, Laura Chiatti, Michele Placido, Maria Pia Calzone, Antonella Attili
Komedi – Itali, 2016, 95’, me titra në anglisht
Polignano në det, prag Krishtlindjesh. Chiara është shtatzënë në muajin e tetë, por burri i saj Damiano nuk ndalet së bërë idiotin me të tjerat: në veçanti me të pangopurën Debora, e cila e çmend me telefonata dhe pretendon takime. Ndërkohë Don Mimì, i ati i Damiano-s dhe Ninella, e ëma e Chiara-s, kultivojnë ëndrrën për të shkuar së bashku me pushime në Paris dhe për të kurorëzuar dashurinë e tyre asnjëherë të konsumuar, pasi Mimì është martuar për interes me shterpën dhe lakmitaren Matildë. Por nga një njeri i dobët (si i ati dhe i biri) para se të ndahet nga gruaja e tij e ligjshme, Mimì i dhuron asaj një unazë me smerald dhe gruaja vendos ta kremtojë këtë dëshmi të “dashurisë së përjetshme” me një darkë luksi në prag të Krishtlindjeve(edhe pse Polignano “nuk është Bari, dhe darka e vigjiljes nuk bëhet”) që do të shërbejë për t’i përplasur në fytyrë Ninella-s suksesin e martesës së saj.