KinKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë
Darka nga Ettore Scola
Regjia: Ettore Scola
Me: Vittorio Gassman, Giancarlo Giannini, Stefania Sandrelli, Fanny Ardant, Eros Pagni
Komedi – Itali, 1998, 126’, me titra në anglisht
Në restorantin roman, një botë e tërë mblidhet për darkë. Babai i cili fton fëmijët që nuk i shikon prej kohësh dhe që zihen vazhdimisht, familja japoneze që bën fotografi, regjizori që udhëzon aktorin me një lumë vendesh të përbashkëta, i riu me komplekse që përdoret nga një pseudomagjistar, mësuesi i persekutuar nga pasioni i një nxënëseje që e bën t’i dalë nga qejfi duke u treguar racist, nëna që nuk e pranon vokacionin fetar të së bijës, siçiliania që koleksionin të dashurit (stereotipi më i keq i të gjithëve, komplet i kotë), grupi i grave që punojnë, tryeza e adoleshentëve që flasin si ufo. Rradhët tërheqen nga Profesor Gassman, i cili shkon tryezë më tryezë, dhe nga pronaria Ardant, e vëmendshme dhe e talentuar, e përsosur, që heq dorë nga një dashuri misterioze dhe e pamundur për lokalin e saj dhe për atë që i mbetet nga familja. Pastaj është kuzhinieri, llafazan, polemik, mizantrop, idhnak, karakteri më i mirë i luajtur nga Eros Pagni, aktori më i mirë. Scola i zakonshëm. Film pak i keqtrajtuar, por që ka arsyen e vet.